Qeveria e miratoi Propozim-ligjin për shërbime audio dhe audio-vizuale mediatike

Qeveria e Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e saj të 55-të, sot pasdite e ka miratuar Propozim-ligjin për shërbime audio dhe audio-vizuale mediatike (SHAAM), njoftoi në profilin e tij në Twitter zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski.

Tani Propozim-ligji do të dërgohet në Kuvend, ku do të debatohet për të, e më pas edhe do të votohet.

Bëhet fjalë për versionin e katërt të propozim-ligjit, të cilin Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë e publikoi të enjten.

Procedura për miratimin e ndryshimeve të reja ligjore filloi më 14 korrik të vitit të kaluar, me debatin e parë publik, dhe prej atëherë u mbajt edhe një debat dhe një sërë konsultimesh. Siç thotë Ministria, në tekst janë futur edhe komentet që janë pranuar në Regjistrin e vetëm elektronik kombëtar (ENER) për versionin paraprak të punës, të publikuar më 4 nëntor të vitit të kaluar.

“Poashtu, në versionin e publikuar të Ligjit, janë implementuar komentet e pranuara nga Komisioni Evropian dhe Zyra e OSBE-së”, thotë MSHIA-ja.

 

foom-logo-disklejmerKy tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizojnë Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, “Аgora” – Qendra për promovimin e vlerave qytetare dhe Platforma për gazetari hulumtuese dhe analiza (PINA), me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“.
Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.