Sot, me fillim prej ora 19:00 në objektin e Kino Kulturës në Shkup do të fillojë edicioni i tretë i Festivalit të Filmit Hulumtues.
Fokusi i këtij edicioni do të jetë “Drejt digjitalizimit”, duke shqyrtuar mundësitë inovative dhe shkeljet e mundshme të cenimit të privatësisë.
Sot, në kuadër të hapjes së Festivalit do të zhvillohet paneli i diskutimit “Gazetaria dhe mediat në epokën e digjitalizimit dhe mediat sociale, ku shkojmë?” dhe do të shfaqet projeksioni i filmit “Тhe Great Hack”.
Festivali organizohet nga Platforma për gazetari hulumtuese dhe analiza – PINA, në partneritet me Fondacionin Fridrih Ebert Stiftung – FES në Shkup. Do të zhvillohet nga 31 tetori deri më 2 nëntor. Hyrja në ngjarje është falas.