ASHAAM-i inicoi procedura kundërvajtëse kundër TV “Nova”, “Alsat-M” dhe “Televizionit 24”

Аgjencia për shërbime audio dhe audiovizuale mediatike (ASHAAM) inicoi procedura kundërvajtësie kundër TV “Nova”, “Alsat-M” dhe “Televizionit 24”.

Procedurat, siç njoftoi Agjencia, janë iniciuar në bazë të raporteve nga monitorimi i raportimit mediatik për zgjedhjet, e në përputhje me Kodin zgjedhor.

ASHAAM-i ka inicuar procedurë kundërvajtëse kundër “TV Nova” dhe “Alsat-M” për shkak të tejkalimit të limitit për reklamim të paguar politik , ndërsa procedura kundër “Televizionit 24” është për shkak të mosrespektimit të rregullacve për publikim të rezultatave nga anketat.

– Monitorimi ndaj TV Alsat-M, tregoi se më 26 dhe 28 shtator 2017, në një orë reale të programit të emetuar, është ndarë më shumë kohë nga ajo që lejohet me ligj për partitë politike në Kuvendin e RM-së që nuk kanë grup parlamentar. Nga ana tjetër, me mbikëqyrjen ndaj TV Nova, që ka të bëjë me periudhën nga 28 shtatori deri më 1 tetor 2017, u konstatua se në një orë reale të programit të emetuar, është transmetuar më shumë kohë nga ajo që është e lejuar për partitë politike të opozitës. Procedura e kundërvajtjes për TV 24 Vesti është e inicuar për shkak të mosrespektimit të rregullave për publikimin e rezultateve nga hulumtimi i mendimit publik, në materialin e titulluar – “Dita e shtatë e fushatës për Zgjedhjet lokale”, e transmetuar më 1 tetor 2017 – thuhet në komunikatën e ASHAAM-it.

foom-logo-disklejmerKy tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Observatori i reformave mediatike”, të cilin e realizojnë Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, “Agora” – Qendra për promovimin e vlerave qytetare dhe Platforma për gazetari hulumtuese dhe analiza (PINA), me mbështetjen financiare të Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.
Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni
.