RTM-ja i ka shkelur parimet profesionale për informim gjithpërfshirës, vlerësoi qeveria

Qeveria në mbledhjen e sotme e ka konstatuar propozim-vendimin për miratimin e programit vjetor për punë të Radiotelevizionit të Maqedonisë (RTM) për vitin 2018 dhe propozim-vendimin për miratimin e planit financiar të RTM-së për vitin 2018.

“Ky vendim është i shoqëruar me mendimin e qeverisë ku thuhet se mosvënia në kohë e programit vjetor për punë të RTM-së nuk është publikuar në përputhje me ligjin, e ka penguar sigurimin e ndikimit të publikut mbi punën e gjithmbarshme të transmetuesit publik, si dhe se RTM-ja i ka shkelur parimet e saj profesionale për informim të gjithëmbarshëm të publikut me ndërprerjen e transmetimit të drejtpërdrejtë nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë më 27 prill”, thuhet në komunikatë.

Themelues i RTM-së është Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, para të cilit transmetuesi nacional publik e dorëzon programin vjetor dhe planin financiar, si dhe para të cili jep përgjegjësi.

Qeveria sot ka debatuar për RTM-në pas mendimit të kërkuar nga Kuvendi.

– Njësoj sikurse kur Gjykata Kushtetuese në raste të caktuara kërkon mendim nga qeveria, të njëjtën e bën edhe Kuvendi. Debati i sotëm u organizua pas mendimit të kërkuar nga Kuvendi, i cili e miraton programin vjetor dhe planin financiar të RTM-së – deklaroi për agjencinë “Meta” zëdhënësi i qeverisë, Mile Boshnjakovski.

 

foom-logo-disklejmerKy tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Observatori i reformave mediatike”, të cilin e realizojnë Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, “Agora” – Qendra për promovimin e vlerave qytetare dhe Platforma për gazetari hulumtuese dhe analiza (PINA), me mbështetjen financiare të Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.