TVM-ja porosi ASHAAM-it: Raportojmë më shumë për VMRO-DPMNE-në për shkak se kishin reagime për llogaridhëniet

Kanali i parë i TVM-së sot reagoi ndaj vërejtjeve të Agjencisë për shërbime audio dhe audio-vizuale mediatike (ASHAAM) në raportin e nga mbikëqyrja e raportimit mediatik në periudhën prej 16 deri më 24 shtator të vitit 2017, se TVM1, nuk e ka respektuar dispozitën për balancim gjatë raportimit për aktivitetet e partive politike të opozitës, që janë të përfaqësuara në Kuvend.

Nga kanali i parë i TVM-së reagojnë duke thënë se që nga fillimi i fushatës raportojnë sipas rregullave për mbulim mediatik të zgjedhjeve dhe sipas ligjeve, ndërsa çekuilibri për të cilin flitet në raportin e ASHAAM-it, është paraqitur për shkak të kohës që është ndarë për qëndrimet e partisë më të madhe opozitare për punën e qeverisë.

“Në raportin e ASHAAM-it, dhe në pjesën e përfaqësimit të subjekteve në zhanret kryesisht informatve dhe në fjalimet e drejtpërdrejta të subjekteve, qeveria është më e përfaqësuar dhe për pasojë kohë përkatëse i është ndarë edhe opozitës. Në këtë kontekst, duhet marrë parasysh se në periudhën e monitoruar kishte llogaridhënie të ministrave për atë që është bërë në njëqind ditët e para, për të cilat kishte reagime të përfaqësuesve të opozitës. Për shkak se, përveç balancimit, kërkohet që informimi të jetë edhe objektiv, TVM1 i respekton edhe aktet më të larta ligjore, siç është Ligji për shërbime audio dhe audio-vizuale mediatike, i cili kërkon që informimi të jetë objektiv, në kohë dhe i saktë, e poashtu e respekton edhe aktin më të lartë juridik, Kushtetutën, e cila e ndalon censurën”, thuhet në reagimin e TVM1.

 

foom-logo-disklejmerKy tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Observatori i reformave mediatike”, të cilin e realizojnë Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, “Agora” – Qendra për promovimin e vlerave qytetare dhe Platforma për gazetari hulumtuese dhe analiza (PINA), me mbështetjen financiare të Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.
Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.