Zaev: Mundeshim ta ndërrojmë gjithë garniturën në RTM, mirëpo do t’i presim reformat

“Mundeshim politikisht në RTM ta ndërrojmë gjithë garniturën, siç ka qenë trendi edhe më parë, mirë në një kohë kur flasim për reforma, në mesin e të cilave ndër më të rëndësishmet janë reformat mediatike, kjo duhet të bëhet me reformat. Zaevi, apo LSDM-ja nuk duhet të vendosë drejtor atje, e as redaktorë”, tha kryeministri Zoran Zaev në emisionin “Otvoreno” të “Televizionit 24”, në pyetjen se pse janë duke u vonuar reformat në RTM..

Ai thotë se reformat duhet të mundësojë që ekspertët ta vendosin ekipin menaxhues dhe atë redaktues në transmetuesin televiziv nacional.

– Me reformat do të vijë edhe mënyra e vendosjes së ekipit menaxhues dhe atij redaktues nga ekspertët dhe të ngjashme – sqaroi kryeministri.

I pyetur se kur mund të priten hapat e parë, ai tha se beson se kjo do të mund të ndodhë deri në fund të vitit.

–  Ligji tashmë gjendet në debat të hapur, ku marrin pjesë sindikatat… E di se ky debat duhet të jetë edhe mjaft i shkurtë edhe mjaft i gjatë që të jetë transparent për të gjitha vërejtjet. E di se tashmë kanë ardhur 17 vërejtje për propozim-ligjin për ASHAM-in, i cili është pjesë e gjithë kësaj reforme. Besoj se deri në fund të vitit do të ketë realizim të zgjidhjeve të këtilla ligjore – tha Zaevi.

Përndryshe, dje Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë, Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe e punëtorëve mediatikë dhe Këshilli për etikë në media i Maqedonisë, deri te Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë dorëzuan vërejtje për propozim-ligjin për ndryshimin dhe për plotësimin e Ligjit për shërbime audio dhe audio-vizuale meditatike.

Organizatat e gazetarëve konsiderojnë se një përqind e buxhetit të shtetit duhet të ndahet për financimin e RTM-së, për shkak se konsiderojnë se RTM-ja nuk ka pajisje të mjaftueshme, nuk ka rrjet të korrespodentëve, të punësuarit kanë rroga të ulëta, e poashtu nevojitet edhe personel i ri me përvojë dhe cilësor gazetaresk dhe personel tjetër kreativ.

Buxheti i shtetit për këtë vit, 2017, është rreth 3 miliardë euro, që do të thotë se për transmetuesin publik, nëse kalon ky propozim, do të ndaheshin nga 30 milionë euro në vit.

 

foom-logo-disklejmerТекстот е изработен во рамки на проектот „Опсерваторија на медиумските реформи“, што го спроведуваат Фондацијата за интернет и општество „Метаморфозис“, „Агора“ Центар за промовирање на граѓански вредности и Платформата за истражувачко новинарство и анализи (ПИНА), со финансиска поддршка на „Фондацијата Отворено општество – Македонија“.
Содржината на текстот е единствена одговорност на авторите и на ниту еден начин не може да се смета дека ги одразува гледиштата на „Фондацијата Отворено општество – Македонија“.