Alsat –M dhe Radio Maqedonia me dënime, Telma shpëtoi pa dënim nga gjykata për raportim gjatë zgjedhjeve

Gjykata themelore penale dhe Gjykata e apelit në Shkup i pranuan pjesërisht procedurat kundërvajtëse që Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele (ASHMAV) i kishte parashtruar kundër medieve për raportimin e tyre gjatë fushatës zgjedhore dhe gjatë periudhës së heshtjes zgjedhore për zgjedhjet parlamentare që u mbajtën më 15 korrik.

Gjykata e Apelit e pranoi ankesën e ASHMAV për lartësinë e dënimit që iu shqiptua, nga gjykata e shkallës parë, servisit programor të parë të Radio Maqedonisë për shkak se, gjatë heshtjes zgjedhore, ka emituar radio artikuj me deklaratë të ministrit teknik për punë të brendshme Naqe Çuleve.

Pasi Radio Maqedonisë u shpall fajtore, Gjykata e Apelit ia zmadhoi gjobën nga 1.800 në 2.000 euro (123.000 denarë), ndërsa të pandehurit Marjan Cvetkovski, si person përgjegjës ia zmadhoi sanksionin për kundërvajtje prej 200 në 600 euro (36.900 denarë), theksohet në Pasqyrën e publikuar të procedurave kundërvajtëse në ueb faqen e ASHMAV.

Gjykata e Apelit në Shkup ka sjell vendim me të cilin refuzohet si e pabazë ankesa e ASHMAV kundër televizionit Telma, ndaj të cilit u ngrit procedurë kundërvajtjes sepse më 13 korrik, gjatë heshtjes zgjedhore, e ka transmetuar deklaratën e Ministrit të shëndetësisë Venko Filipçe. Përkundër kërkesës nga ASHMAV për gjobë, Gjykata e Apelit, në mënyrë identike sikurse Gjykata themelore penale, solli aktvendim në favor të Telma TV.

Gjykata Themelore Penale-Shkup e miratoi aktgjykimin e parë në lidhje me procedurat e kundërvajtjes që ASHMAV i kishte parashtruar për mbulim të pa balancuar të procesit zgjedhor. Alsat-M u shpall fajtor, dhe televizioni u gjobit me 800 euro (49,280 denarë), ndërsa personi përgjegjës në personin juridik u gjobit me 200 euro (12,320 denarë).

Gjykata e ka shqiptuar këtë dënim, për Alsat-M, për faktin se gjatë raportimit mediatik rreth fushatës zgjedhore, në ditarët e mbuluar nga monitorimi zgjedhor të ASHMAV, televizioni ka informuar vetëm për aktivitetet e 5 nga 15 pjesëmarrësit në zgjedhje, pa publikuar informacione për partitë jashtëparlamentare. Gjithashtu, në programet speciale të lajmeve të Alsat-M, janë realizuar intervista vetëm me partitë dhe koalicionet që kishin qenë pjesë e përbërjes parlamentare të mëparshme, me përjashtim të PDSH-së.

Gjykata pritet të sjellë aktgjykim plotësues për Alsat-M lidhur me procedurën kundërvajtëse nga ASHMAV për shkeljen e heshtjes zgjedhore më 13 korrik duke e publikuar deklaratën e Ministrit të shëndetësisë Venko Filipçe, ndërsa televizioni Shenja është në pritje të vendimit pas procedurës kundërvajtëse për raportim të pa balancuar gjatë fushatës zgjedhore.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Teksti është prodhuar në kuadër të projektit “Opservatori i reformave në media”të cilin e zbaton Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, me mbështetje financiare nga “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e vetme e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk mund të merret se i pasqyron pikëpamjet e “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.