Аgjencia për shërbime audio dhe audio-vizuale mediatike (ASHAAM) duhet të jetë bartës i mirëfilltë i politikave për sferën mediatike, përveç punës së saj të rregullt si rregullatorre, gjë të cilën, së paku në periudhën prill – shtator të vitit të kaluare, e bëri në mënyrë cilësore. Ndërsa, Këshilli programor i transmetuesit publik të radiodifuzionit (RTM), duhet të jetë më i hapur për publikun dhe më tepër ta luajë rolin e saj për ta kontrolluar punë e kësaj shtëpi mediatike, thotë kryetari i Qendrës për zhvillimin e mediave (QZHM), Dejan Georgievski, i cili sot e prezantoi raportin për punën e ASHAAM-it dhe Këshillit programot të RTM-së të përgatitur nga QZHM-ja.
Njëra nga vërejtjet kryesore për dy organet që i dhanë edhe Georgievski edhe gazetari Stole Naumov, i cili ka punuar në përgatitjen e raportit, është ajo se ASHAAM-i ka pritur shumë gjatë për të reaguar me shkresë deri te Këshilli programor i RTM-së për mbulimin e ngjarjeve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë më 27 prill të vitit të kaluar nga ana e redaksive informative të RTM-së, ndërsa Këshilli programor nuk ka guxuar të presë që të reagojë rregullatori, por është dashur vetë të fillojë procedurë për (mos)raportimin nga një pjesë e redaksive informative.
Problemi me Këshillin programor qëndron në atë se nuk siguron qasje të drejtë për publikun për mbledhjet, edhe pse këtë e ka për detyrë.
– Këshilli programor kryesisht ishte jotransparent, dhe edhe pse e kanë për obligim të njoftojnë për mbledhjet e caktuara, kjo nuk ekziston në ueb-faqen e RTM-së, ndërsa disa vendime dhe dokumente vështirë mund t’i gjeni. Ne si vëzhgues kishim problem të marrim pjesë, ndërsa një pjesë të madhe të gjërave për mbledhjet i kuptonim jozyrtarisht dhe duheshte të kërkojmë informata nga burime të brendshme të Këshillit – thotë Georgievski.
Si shembull më karakteristik për këtë në raport është theksuar mbledhja ku është diskutuar për vërejtjet e ASHAAM-it për ngjarjet e 27 prillit, duke e quajtur “kulminacion të mbylljes dhe jotransparencës”.
“Duke iu referuar Rregullores problematike – i cili në mënyrë të paligjshme mundëson mbyllje të mbledhjes, përfaqësuesve të lajmëruar në mënyrë të rregullt të sektorit joqeveritar, Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe përfaqësuesve të mediave nuk i lejuan të marrin pjesë në mbledhje. Arsyetimi ishte se tema është e ndjeshme dhe me qëllim që të evitohet presioni mbi redaktorët e RTM-së, të cilët duheshte të referojnë për raportimin e shërbimeve programore të transmetuesit publik të radiodifuzionit për ngjarjet në Kuvendin e RM-së të datës 27 prill të vitit 2017”, thuhet në raport.
Rekomandimi për ASHAAM-in është se duhet të bëjë analizë të tregut të punës në veprimtarinë radiodifuzive, të fitojë të dhëna për nevojat dhe shprehitë e publikut, mirëpo edhe për reklamuesit dhe nevojat e tyre, si dhe për dëgjueshmërinë dhe shikueshmërinë e radiostacioneve dhe të televizioneve.
Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizojnë Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, “Аgora” – Qendra për promovimin e vlerave qytetare dhe Platforma për gazetari hulumtuese dhe analiza (PINA), me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“.
Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.