ASHMAV: Siguria e punonjësve të mediave nuk duhet të rrezikohet

Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele (ASHMAV) i dënon kërcënimet që janë drejtuar dje kundër ekipit të gazetarëve të TV “Klan“ në rajonin e Kumanovës dhe kujton se ndodhitë e tilla paraqesin kërcënim për lirinë e informacionit.

“Agjencia ka reaguar në mënyrë të përsëritur se siguria e punonjësve të mediave nuk duhet të rrezikohet në asnjë moment. Kjo është arsyeja për të cilën duhet të bëhen përpjekje maksimale për të krijuar kushte që media të kryejnë punën e tyre në mënyrë profesionale, pa kërcënime dhe presion”,njoftojnë nga Agjencia.

ASHMAV bën thirrje që gazetarët të lihen të papenguar dhe me dinjitet të kryejnë profesionin e tyre me përgjegjësi shoqërore, sepse vetëm media e lirë çon drejt avancimit të proceseve demokratike.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni.