Këshilli i Etikës në Mediat e Maqedonisë (KEMM) me shqetësim reagon ndaj rasteve të shpeshtuara të raportimit joetik dhe joprofesional, veçmas në shpërndarjen e spekulimeve te disa media në lidhje me pandeminë e virusit korona që plotësisht mund të ndikojë në rritjen e mëtutjeshme të shqetësueshmërisë te opinioni, bazuar në informata të pasakta dhe senzacionale, njofton Portalb.mk.
“Që nga momenti i shpalljes së pandemisë e deri më sot, deri te KEMM janë paraqitur 27 raste të raportimit joprofesional dhe joetik. Prej tyre, pjesa më e madhe (19 ankesa ose 70% e rasteve) kanë të bëjnë me raportimin rreth pandemisë korona. Shkeljet e nenit 8 të Kodit Etik të Gazetarëve, gjegjësisht senzacionalizmi gjatë informimit, por edhe të nenit 1 i cili ka të bëjë me publikimin e informatave të pasakta dhe jo të konfirmuara është konfirmuar në 32% e rasteve të paraqitura”, thonë nga KEMM.
Këshilli u rikujton redaktorëve se raportimi senzacional në opinion nuk ka përparësi përpara raportimit etik dhe profeisonal, ndërkaq mediat duhet që të veprojnë në mënyrë që të dallohen nga transmetuesit e thjeshtë informatave dhe fakteve dhe ta aplikojnë edhe rolin e tyre si qetësues i shqetësimit te qytetarët me informim profesiona.
“Opinioni reagon edhe në përpjekjet e politizimit të krizës rreth virusit korona më media, ndërkaq te një pjesë e rasteve të paraqitura në KEMM është konstatuar se gazetarët nuk sigurojnë distancë profesionale nga subjektet politike, gjegjësisht e shkelin nenin 14 të Kodit Etik (32%). Mediat nuk guxojnë që të shfrytëzohen për ndarje të personave nëpërmjet qërimit të hesapeve politike, ndërkaq virusi korona nuk guxon që të jetë “arma” që do të shfrytëzohet nga cilido politikan, pa dallim nëse bëhet fjalë nga pushteti apo opozita, për poentim politik”, shtojnë nga KEMM.
Ata gjithashtu thonë se gazetarët patjetër duhet që të kenë kujdes dhe në mënyrat në të cilat i publikojnë dhe marrin lajmet e agjencive të lajmeve dhe informatat nga mediat e huaja, veçmas kur bazohet në informata të pakonfirmuara të cilat në situata të caktuara shfrytëzohen për ndonjë epilog eventual nga kriza.
“Njëkohësisht, KEMM dënon ashpër gjuhën e urrejtjes dhe diskriminimit i cili është i pranishëm në rrjetet sociale, ndërkaq mediat i ftojmë që të distancohen nga transmetimi i mëtutjeshëm i gjuhës së tillë ose, të marrin pjesë në shpalosjen e saj në mënyrë profesionale.