Kriza e koronës e shtyn deri në shtator hartimin e ligjit të ri mbi përgjegjësinë civile për fyerje dhe shpifje

Në vend se deri në fund të majit, siç ishte planifikuar më parë, Zyra e Kombeve të Bashkuara për shërbime të projekteve (UNOPS) e ka shtyrë deri në fund të shtatorit përgatitjen e analizës për zbatimin e Ligjit për përgjegjësinë civile për fyerje dhe shpifje, ka informuar Ministria e drejtësisë për ”Meta.mk”.

– Kjo është në përputhje me metodologjinë për punën e ekspertit, i cili gjatë përgatitjes së analizave ka planifikuar intervista me palët e interesuara që në këtë periudhë nuk mund të realizohen – theksojnë nga kjo ministri.

Pas dorëzimit të analizës nga eksperti, gjatë vjeshtës, do të formohet një grup pune që në bazë të rekomandimeve dhe propozimeve të ekspertit do të marrë një qëndrim për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me ligjin. Analiza e ekspertit duhet të përmbajë gjithashtu standarde ndërkombëtare dhe përvoja krahasuese, praktikë gjyqësore, por edhe ndryshime të caktuara, përkatësisht projekt-dispozita të ligjit, thonë nga Ministria e drejtësisë.

Një muaj më parë, Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) kërkoi që procesi i miratimit të Ligjit për përgjegjësi civile për fyerje dhe shpifje të fillojë sa më shpejt që mundet, sepse vendi ynë mori përsipër t’i miratojë ato qysh në vitin 2018.

Në fund të muajit prill, SHGM organizoi webinar-in e parë për të përmirësuar praktikën gjyqësore për shpifje dhe fyerje, me titull: “Shkëmbimi i njohurive dhe praktikave për shpifje dhe fyerje në Maqedoninë Veriore, si parakusht për ndryshime cilësore në ligjin aktual” (PJESA 1) . Përveç gazetarëve, gjyqtarëve dhe avokatëve që kanë përvojë në fushën e shpifjeve dhe fyerjeve, në këtë webinar morën pjesë trajnerë të certifikuar JUFREKS, të cilët kona njohuri të mira të standardeve të Këshillit të Evropës.

Kryetari i SHGM-së, Mlladen Çadikovski në fjalimin e tij në këtë webinar tha se situata me të drejtat dhe liritë e mediave në vendin tonë është jashtëzakonisht e ndërlikuar dhe për këtë arsye dalin shumë probleme që mbeten për t’u zgjidhur në këtë nivel.

– Një nga përpjekjet tona është që shpifjet dhe fyerjet t’i të zgjidhim përmes mekanizmave të vetë-rregullimit – tha Çadikovski.

Ai theksoi se Shoqata e Gazetarëve shpesh u bën thirrje gjyqtarëve që dënimet për gazetarët lidhur me këto dy vepra të jenë minimale dhe të mos përfshijnë burgimin ose gjoba të lartë të cilat gazetarët nuk mund t’i paguajnë.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni.