Prokuroria kërkon vazhdimin e paraburgimit për Emil Jakimovskin dhe dorëzoi akuzë

Prokuroria Themelore Publike – Shkup deri te Gjykata Penale ka dorëzuar propozim për vazhdimin e masës së paraburgimit për Emil Jakimovskin, i cili i ka ofenduar dhe kërcënuar gazetaret Meri Jordanovska dhe Iskra Koroveshovska. Nga PTHP vlerësojnë se ekzistojnë mundësi reale që të arratiset dhe të mos përgjigjet penalisht. Jakimovski prej më 18 janar gjendet në paraburgim 8-ditor, njofton Portalb.mk.

Njëkohësisht, Prokuroria ka dorëzuar akuzë kundër tij për kryerjen e veprës penale Rrezikim të sigurisë, sipas nenit 144 paragrafi 2 (gjatë kryerjes së dhunës familjare) dhe për një vepër penale Rrezikim të sigurisë sipas nenit 144 paragrafi 4 (nëpërmjet sistemit informatik).

“Prej rezultateve të ekspertizës të zbatuar me urdhër të prokurori publik gjatë procedurës hetimore ka dalë se i akuzuari i ka kryer veprat në gjendje të ulët ndjeshmërie që ta kuptojë veprën dhe të menaxhojë me procedurat e tij”, thuhet në kumtesën e PTHP-së.

Vepra e parë për të cilën akuzohet, i akuzuari e ka kryer në mënyrë që me vetëdije ka kryer disa veprime. Ai si ish bashkëshort i një të dëmtuare, gjatë kryerjes së dhunës familjare e ka rrezikuar sigurinë me kërcënim serioze se do ta sulmojë jetën dhe trupin e saj dhe babain e saj”, thonë nga PTHP.

I akuzuari ngarkohet se veprën e dytë e ka kryer më 10 janar, kur, nëpërmjet sistemit informatik e ka kërcënuar të dëmtuarën se do të kryejë vepër penale – vrasje, për të cilën parashihet dënim me burg prej së paku 5 vjet. Kërcënimet i ka dërguar nëpërmjet porosive dhe aplikacioneve celulare, kështu që e dëmtuara është ndjerë se e ka të rrezikuar sigurinë personale.

Gjithashtu, Prokuroria i heton edhe gjetjet e kërcënuesit të cilat i ka dërguar ndaj të dëmtuarës së dytë, por pastaj është konstatuar se në to nuk ekzistojnë elemente të veprës penale, por bëhet fjalë për shpifje dhe ofendim për të cilat e dëmtuara mund të ngrit procedurë civile kundër Emil Jakimovskit.

Gazetarja Meri Jordanovska më 11 janar publikoi se ai e ka kërcënuar me fjalë të shëmtuara.

Pasi që gazetaret alarmuan për ofendimet dhe kërcënimet, drejtoresha e Regjistrit Qendror, Marija Boshkovska – Jankovski e ka përjashtuar nga puna Jakimovskin për shkak të shkeljeve thelbësore të dispozitave të marrëveshjes së tij për punë, sipas të cilave edhe pse i punësuari është dashur në mënyrë obligative ta ruajë reputacionin e punëdhënësit, megjithatë nuk e ka ruajtur.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni.