RTM e vë në diskutim publik Strategjinë pesëvjeçare për zhvillimin e servisit publik deri në vitin 2025

Radio dhe Televizioni i Maqedonisë e publikoi draft-versionin e Strategjisë pesëvjeçare për zhvillim të RTM-së për periudhën deri në vitin 2025. Debati mbi dokumentin strategjik të botuar për zhvillimin e servisit radiodifuziv publik në pesë vitet e ardhshme do të zgjasë për 30 ditët e ardhshme.

Në draft versionin e strategjisë pesëvjeçare për zhvillim të RTM-së janë renditur një seri aktivitetesh që janë planifikuar të ndërmerren për të siguruar servis publik universal, të pavarur, cilësor dhe me program të larmishëm. Është planifikuar të themelohet Qendër edukative, e cila do të krijonte staf cilësor për funksionim të RTM-së pa pengesa.

Në vitin 2021, duhet të fillojnë shërbimet e reja programore në Radion e Maqedonisë, përkatësisht shërbimi i tretë programor si shërbim 24 orë në gjuhën shqipe, shërbimi i katërt programor si shërbim 24 orë në gjuhët e bashkësive etnike që jetojnë në vend dhe bashkimi i  Kanal 103 si servisi i pestë programor me program 24-orësh tërheqës për të rinjtë – me përmbajtje urbane dhe ngjarje nga jeta kulturore.

Sidoqoftë, për të filluar shërbimet e reja të programit, është e nevojshme të përmbushen zgjidhjet ligjore për financimin e RTM-së. Po ashtu, në Radion e Maqedonisë është e nevojshme të realizohet procesi i digjitalizimit, i cili si proces do të fillonte posa të sigurohen mjetet financiare. Modernizimi i sektorit të Radio produksionit është planifikuar të bëhet në tre faza.

Lidhur me rrjetin e korrespodentëve të RTM-së, këtë vit është krijuar rrjeti e korrespondentëve që parasheh qendra korrespondence në Strumicë, Shtip, Prilep, Veles, Manastir, Ohër, Kumanovë, Tetovë, Gostivar dhe Kërçovë. Në pesë vitet e ardhshme, është planifikuar të forcohen kapacitetet njerëzore dhe teknike të rrjetit korrespondent, në mënyrë që këto qendra të rriten në studio të pavarura që do të përgatisin emisione të pavarura, programe të hapura dhe transmetime të ngjarjeve. Deri në vitin 2025, Strategjia Pesë-vjeçare planifikon të hapë qendra për korrespondencë në Uashington, Bruksel dhe qendra të tjera botërore.

Në pesë vitet e ardhshme, ueb-faqja e RTM-së do të përmirësohej me striming të të gjitha serviseve programore, mundësinë për të shikuar më vonë të përmbajtjet programore, por edhe duke i lidhur desqet e tre mediave (televizion, radio dhe ueb-faqn) në drejtim të prodhimit të përmbajtjeve multimediale programore. Është planifikuar edhe prani dhe promovim shumë më i madh i RTM-së në rrjetet sociale, me çka servisi publik duhet të imponohet si konkurrent cilësor me përmbajtjet e lajmeve të rreme dhe përmbajtjeve të tjera negative që aktualisht mund të gjenden në Facebook, Twitter, Instagram dhe rrjetet tjera sociale.

Për pesë vitet e ardhshme, është planifikuar të sigurohet dhe fillojë të funksionojë sistemi shumëgjuhësh i titrimit, i cili do të mundësonte integrimin e përmbajtjeve programore që prodhohen aktualisht nga të gjitha redaksitë brenda RTM-së. Gjithashtu, shërbimi publik në pesë vitet e ardhshme duhet të gjejë mënyra dhe mjete për të targetimin e audiencës, sipas zhanreve të programit, moshës, periudhave të ditës dhe të ngjashme.

Versioni në draft i Strategjisë pesëvjeçare për zhvillim të RTM-së thotë se servisi publik deri në vitin 2025 do të arrijë 200 pensione të punonjësve ekzistues, por edhe do të punësohen 250 persona të rinj, gjegjësisht numri i përgjithshëm i të punësuarve do të shkonte në rreth 800 persona.

“Kufiri i moshës së të punësuarve është i lartë dhe një numër i madh i njerëzve tashmë kanë përmbushur ose do të plotësojnë kushtet për pension të pleqërisë. Me pensionimin e tyre, vendet e lira të punës mbeten të zbrazëta për shkak të procedurave të ndërlikuara të punësimit. Në të njëjtën kohë, për shkak të procedurës së ndërlikuar dhe të vështirë administrative për zhvendosjen horizontale dhe vertikale të personelit, e cila përfshin marrjen e pëlqimit nga tre institucione shtetërore, aktualisht nuk ka mundësi për shpërndarje të stafit dhe asnjë mundësi për ngritje në detyrë, e cila ka një efekt de motivues për punonjësit e servisit publik”, thuhet në Strategjinë pesëvjeçare për zhvillim.

Në pjesën e arkivit të RTM-së, në dokumentin strategjik thuhet se deri më tani janë digjitalizuar rreth 10 % e arkivit të RTM-së dhe rreth 5 % e materialit të përgjithshëm arkivor në Fonotekën e Radio Maqedonisë, por nuk janë dhënë udhëzime të qarta se si e shikon servisi publik zhvillimin e arkivit të vet deri në vitin 2025.

Një nga pikat e paqarta në Strategjinë pesëvjeçare, e cila është në të vërtetë pjesa më e rëndësishme – Gjendja financiare dhe parashikimet financiare, është mënyra se si do të financohet RTM në periudhën deri në 2025. Ka dyshime të madh se sa para, në fakt, do të merrte në të vërtetë shërbimi publik nga buxheti i shtetit, i cili është burimi kryesor i financimit të RTM-së për momentin. Sidoqoftë, në të gjithë dokumentin strategjik vetëm në një vend përmendet mundësia e krijimit të një partneriteti publik-privat në mënyrë që të përdoret studimi i RTM për prodhimin e përmbajtjeve mediatike.

Gjithashtu, në draft versionin e Strategjisë pesëvjeçare për zhvillim është shprehur nevoja për të siguruar mjete financiare nga fonde të pavarura, siç janë aplikimi për grante të BE-së dhe burime të tjera të financimit, por nuk përcaktohet qartë se çfarë do të ndërmarrë RTM-ja në këtë drejtim.

Në draft versionin e strategjisë pesë-vjeçare për zhvillim zë RTM-së është theksuar ideja për një zgjidhje të re ligjore, me të cilën do të kapërcehet barazimi i servisit radiodifuziv publik me ndërmarrjet e tjera publike, gjegjësisht në ligjin për RTM do të përfshihen punësimi, rivendosja dhe avancimi i punonjësve.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Teksti është prodhuar në kuadër të projektit “Opservatori i reformave në media” të cilin e zbaton Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, me mbështetje financiare nga “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e vetme e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk mund të merret se i pasqyron pikëpamjet e “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.