Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (AShMAA) i ka ndarë ndihmë financiare – donacion për menaxhim me pasojat nga virusi korona me vlerë prej 105 milionë denarë (1,7 milionë euro).
Nga 102 milionë denarë (1,6 milionë euro) janë të ndara për radiodifuzerët, 30 milionë denarë (488 mijë euro) janë për Radio Televizionin e Maqedonisë. Radiodifuzerët tjerë komercial dhe joprofitabil të cilët për momentin kryejnë edhe transmetim në televizion ose në radio do të marrin 73 milionë denarë ose 1,2 milionë euro.
Këto mjete ndahen për mbrojtjen e punëtorëve të tyre nëpërmjet furnizimit të mjeteve, për harxhimet lidhur me prodhimtarinë, furnizimin dhe transmetimin e programeve, për sanim të pasojave negative ndaj punës së tyre ekonomike për shkak të virusit korona dhe mundësim që të punojnë në mënyrë të papenguar.
“Gazetarët çdo ditë janë të ekspozuar në rrezik të lartë, paratë janë ndarë edhe për prodhimtari të programit, por edhe për punë tjerë që radio-difuzerët vlerësojnë se do të jenë të domosdoshme. Nëse nga kjo del edhe prodhimi i programit, a veçmas nga servisi publik, do të na vijë shumë mirë”, tha Zoran Trajçevski, drejtor i AShMAA-së.
AShMAA u ka ndarë edhe nga 1 milionë denarë (16 mijë euro) Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Shëndetësisë, për masat dhe aktivitetet për mbrojtjen e të punësuarve të tyre nëpërmjet furnizimit të mjeteve mbrojtëse dhe pajisjeve tjera të domosdoshme për kryerjen e aktiviteteve të Ministrisë për parandalim të shpërndarjes dhe menaxhim me pasojat e virusit korona.