Sarkanjac: Moszgjedhja e Këshillit të ri mbikëqyrës do të shkaktonte bllokim të punës së RTM-së

Pas publikimit të tekstit të “Meta.mk”, Këshilli programor i RTM-së me mandat të skaduar do të zgjedhë anëtarë të rinj të Këshillit mbikëqyrës, në opinion u ngrit dyshimi nëse kjo ishte e vërtetë. Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) kërkoi tërheqje të vendimit të Këshillit programor të RTM-së për të shpallur konkurs për zgjedhje të anëtarëve të Këshillit mbikëqyrës, derisa nga Ministria për shoqëri informatike dhe administratë deklaruan se udhëheqësia e RTM-së nuk i përmbushur rekomandimet nga një numër i madh institucionesh relevante ndërkombëtare dhe vendase, se është e domosdoshme strategji për reformë në RTM-së dhe se udhëheqësia aktuale është me “mandat jovalid”, transmeton Meta.mk.

Rreth kësaj teme parashtruam pyetje për Smillka Janeska Sarkanjac, Kryetare e Këshillit programor të RTM-së. Në përgjigjet ajo thekson që mandati i Këshillit programor i RTM-së zgjatë deri në zgjedhjen e anëtarëve të ri dhe i njëjti do të funksionojë me kapacitet të plotë, si dhe që “moszgjedhja e Këshillit të ri mbikëqyrës do të shkaktojë bllokim në punën e RTM-së”. Sarkanjac, më tej, konsideron që nuk ka nevojë ta konsultojë Kuvendin për shpalljen e konkursit, për shkak që si Këshilli programor, punojnë sipas ligjeve të miratuara nga Kuvendi. Sarkanjac thirret në rekomandimin e KSHPK-së që “deri në ditën e shpalljes së zgjedhjeve, organet duhet të punojnë në pajtim me ligjet”.

Në Ligjin për ASHAAVM thuhet që Këshilli programor i RTM-së ka mandat në kohëzgjatje prej 5 viteve, i cili ka skaduar në dhjetor të vitit 2019, nëse merret parasysh fakti që përbërja e deritanishme është zgjedhur në dhjetor të vitit 2014.Në anën tjetër, me ndryshime në ligjin në vitin 2018 u është dhënë mundësi ta mbani funksionin deri në zgjedhje të anëtarëve të ri. Duke u nisur nga kundërthënia e këtillë juridike, atëherë si funksionon për momentin Këshilli programor i RTM-së?

Këshilli programor i Radiotelevizionit të Maqedonisë funksionon sipas rregullores ligjore ekzistuese. Neni 43 nga Ligji për ndryshim dhe plotësim të ligjit për shërbime audio dhe audiovizuele mediatike nga 31.12.2018 thotë:

“Anëtarët aktual të Këshillit dhe drejtori i Agjencisë për shërbime audio dhe audiovizuele mediatike, si dhe anëtarët e Këshillit programor dhe drejtori dhe zëvendësi i drejtorit të RTM-së e kryejnë funksionin deri në zgjedhje të Këshillit dhe drejtor i Agjencisë për shërbime audio dhe audiovizuele mediatike, si dhe anëtarë të Këshillit programor dhe zëvendës drejtor i RTM-së.” ”

Duke u nisur nga fakti që janë me mandat të skaduar, si mund Këshilli programor i RTM-së të shpall konkurs për zgjedhje të anëtarëve të Këshillit mbikëqyrës të RTM-së?A janë bërë konsultime me ekspertë juridik në lidhje me këtë hap?

Sipas Ligjit për shërbime audio dhe audiovizuele mediatike në fuqi, mandati i Këshillit programor i RTM-së zgjatë deri në zgjedhjen e anëtarëve të ri dhe ai funksionon me kapacitet të plotë. Të gjitha konkluzionet dhe vendimet të cilat i miraton Këshilli programor, e të cilat kanë implikime financiare, që në fakt janë të shumta, duhet të kalojnë për mendim në Këshillin mbikëqyrës që të mund të miratohen. Mandati i Këshillit mbikëqyrës aktual përfundon në fillim të marsit 2020, kurse moszgjedhja e Këshillit të ri mbikëqyrës do të shkaktojë bllokim të punës së RTM-së, veçanërisht në këtë periudhë të rëndësishme parazgjedhore.

Si e komentoni konstatimin e Shoqatës së gazetarëve që me hapin e këtillë, të shpalljes së konkursit për zgjedhje të anëtarëve të Këshillit mbikëqyrës, Këshilli programor i RTM-së punon në kufij të legjitimitetit?

Ne nuk e kemi të njohur cili është limiti i legjitimitetit, ne punojmë sipas ligjeve në fuqi.

A e keni konsultuar Kuvendin e RMV-së, si themelues i RTM-së, para se të ndërmerrni hapin e shpalljes së konkursit për zgjedhje të anëtarëve të ri të Këshillit mbikëqyrës të RTM-së?

Nuk ka nevojë ta konsultojmë Kuvendin, për shkak që si Këshill programor, punojmë sipas ligjeve të miratuara nga Kuvendi. Planet dhe raportet vjetore (edhe programore edhe financiare) përkohësisht parashtrohen në Kuvend. Përveç kësaj, edhe Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit ka publikuar rekomandim që deri në ditën e shpalljes së zgjedhjeve, organet duhet të punojnë në pajtim me ligjet, ashtu që asnjë vendim i jonë nuk është në kundërshtim me ligjet e Maqedonisë.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni.