Servisi publik në periudhën parazgjedhore: TV i balancuar, Radio e Maqedonisë në favor të VMRO-DPMNE-së

Vetëm një pjesë e kanaleve të Radiotelevizionit të Maqedonisë (RTM) kanë pas raportim të ekuilibruar parazgjedhore në programin informative, në periudhën nga 17 shkurt deri në 16 mars, ka treguar Raporti për raportimin mediatik të Agjencise për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele (АShMAАV) për periudhën para fillimit të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, transmeton MO, përcjell Portalb.mk.

Disbalanci më i madh është te programin e servisit të parë programor të Radio Maqedonisë që është vënë në funksion të partisë opozitare VMRO-DPMNE. Në emisionet e transmetuara informative-ditore të radio lajmeve, VMRO-DPMNE ishte mbuluari 1 orë, 40 minuta dhe 30 sekonda, ndërsa LSDM-ja ishte e mbuluar me vetëm 42 minuta e 14 sekonda në radio ditarin të mesditës në ora 15.30 pasdite dhe radio lajmet e të dielës në ora 14.

Në Raportin e AShMAAV theksohet programi i parë i Radio Maqedonisë si medium te i cili është regjistruar disbalanc cilësor, që vjen si rezultat i “joefikasitetit redaktuese në radio lajmet e mesditës”. Për shkak të këtij disbalanci, në Raportin e AShMAAV vë në pah se programi i parë i Radio Maqedonisë “në përgjithësi e ka respektuar” parimin ligjot për paraqitjes objektive dhe të paanshme të ngjarjeve me trajtim të barabartë të pikëpamjeve dhe mendimeve të ndryshme dhe mundësi për shprehje të lirë të mendimit dhe pyetjeve të audiencës për ngjarje dhe çështje të caktuara.

“Akumulimi statistikor i kohës individuale për aktivitetet e VMRO-DPMNE-së përveç se ka të bëjë me strategjinë e insistimit të përditshëm për të zbuluar përgjegjësinë për ndonjë anomali të caktuar shoqërore. është gjithashtu edhe për shkak të institucioneve shtetërore të prekura drejtpërdrejtë, rivalit të LSDM-së ose pozicioneve të caktuara individuale të përgjegjësisë” të cilat ose anuloheshin për shkak të kundër-reagimeve të vazhdueshme ose reagimet e tyre reduktoheshin në komunikata të shkurtra me shkrim” thuhet në raportin e AShMAAV.

Disbalanci nuk është konstatuar te programi i parë dhe i dytë i Televizionit të Maqedonisë. MRT 2 e ka respektuar parimin e nenit 61 paragrafi 1, pika 9 të Ligjit për AShMAAV. Pothuajse kohë e barabartë është ndarë për LSDM-në dhe VMRO-DPMNE-në në lajmet në orën 18:30, e te partitë shqiptare më së shumti minuta ka marrë BDI, e ndjekur nga Aleanca për Shqiptarët, PDSH-ja, Alternativa dhe BESA.

Mendimi identik AShMAAV shpreh edhe për RTM 1, që e ka respektuar parimin ligjor për raportim objektiv dhe të paanshëm. VMRO-DPMNE në ditarët e analizuar në orën 19:30 ka marrë 59 minuta e 13 sekonda, ndërsa për LSDM janë ndarë 43 minuta e 49 sekonda buletine. Gjatë periudhës parazgjedhore nga 17 shkurt deri më 16 mars, në servilin e parë programor janë organizuar debate, në të cilin përfaqësues të qeverisë dhe opozitës kanë qenë njësoj të pranishëm.

RTM1 ka organizuar dy intervista me Kryetarin e Komisionit shtetëror të zgjedhjeve Oliver Derkoski dhe zëdhënësin e komisionit Admir Shabani. Në emisione  tjera informative jashtë ditarit të televizionit janë transmetuar intervista me ministrin e shëndetësisë Venko Filipçe dhe të arsimit dhe Arbër Ademi.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni.