SHGM dhe SPGM: Reagimi i “Axhibadem Sistina” ndaj “IRL” është presion ndaj gazetarëve dhe përpjekje për censurë

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë (ShGM) dhe Sindikata e pavarur i gazetarëve dhe punëtorëve mediatikë (SPGPM) e dënojnë komunikimin e papërshtatshëm të Axhibadem Sistina me gazetarët nga redaksia e platformës për gazetari hulumtuese (investigative) “IRL.mk” me rastin e storjes tyre për Kovid-19 të titulluar si “Përfitim pandemik ose kujdes për komunitetin: Ana tjetër e storjes për Kovid-19”, të botuar në 28 mars 2020.

“Si palë e interesuar në tekst,”Axhibadem Sistina” ka dërguar një reagim në redaksinë e IRL, që është e drejtë e tyre e legjitime, megjithatë, problematike në pretendimin e tyre se ata me kërkesën e tyre me arrogancë i fyejnë dhe shpifin për gazetarët të cilët kanë punuar në atë storje hulumtuese, pa argumente të mjaftueshme në përgjigjen e tyre dhe kërkojnë falje, si dhe  teksti i “IRL.mk” të tërhiqet “, thuhet në komunikatë.

ShGM dhe SPGPM mendojnë se kjo qasje e “Axhibadem Sistina” është e palejueshëm. Ata theksojnë se me atë mënyrë komunikimi me këtë medium, ata ndërhyjnë drejtpërdrejt në kredibilitetin e gazetarëve dhe përpiqen t’i diskreditojnë ata, në vend që të argumentojnë kritikat e drejtuara drejt tyre.

“Për më tepër, ky lloj komunikimi i “Axhibadem Sistina” padyshim që mund të interpretohet si presion ndaj redaksisë së IRL.mk dhe është përpjekje e drejtpërdrejtë për censurë që është absolutisht e papranueshme në një shoqëri demokratike, veçanërisht për tema me interes të gjerë publik. E bëjmë me dije për “Axhibadem Sistina” se në të ardhmen kur mendojnë që ndonjë medium ka raportuar në mënyrë joetike, në vend që të japin kualifikime dhe të fyejnë gazetarët dhe t’i kërcënojnë me padi, ata mund të paraqesin një ankesë në Këshillin e Maqedonisë për etikë në media (KEMM) ose në Këshillin e nderit në ShGM si dy organet vetrregulluese në Maqedoni “, shtohet në komunikatë.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni.