Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punëtorëve Mediatik (SPGPM) dhe Këshilli për Etikë në Mediat në Maqedoni (CMKEMMEM) besojnë se qeveria duhet të përmbahet nga zgjidhjet e nxituara dhe jo të menduara mirë në fushën e mediave, veçanërisht në periudhën parazgjedhore.
“Kriza ekonomike e shkaktuar nga koronavirusi ndikon në fuqinë financiare të mediave në përgjithësi dhe kjo është arsyeja pse qeveria duhet të shterojë të gjitha mundësitë e tjera të mbështetjes së mediave para se të marrë në konsideratë ndonjë ndihmë të drejtpërdrejtë financiare. Në këtë drejtim, propozojmë që Qeveria t’i lirojë televizionet dhe radiot nga obligimet e shumta ndaj shtetit, para së gjithash nga obligimet ndaj AShMAA-së dhe Agjencisë së Komunikimeve Elektronike në mënyrë që të ndihmojë punën e tyre në kohë të krizës. Për më tepër, duhet të bëhet një analizë për lehtësime të reja lineare të taksave për mediat tradicionale, por edhe atyre online sepse në këtë mënyrë qeveria do të demonstrojë që kujdeset që mediat të kenë kushte të volitshme për të funksionuar në kohë krize, dhe në të njëjtën kohë do të shmang selektivitetin në mbështetjen e tyre”, thuhet në reagimin e SHGM, SPGPM dhe KEMM:.
Ata vlerësojnë se nëse kriza në përmbajtjet programore të mediave, që ekziston edhe para koronavirusit, ende nuk tregon shenja të rimëkëmbjes, ne besojmë se në të ardhmen, qeveria do të duhet të marrë në konsideratë krijimin e mbështetjes së përkohshme për projekte mediatike inovative dhe kreative, pra produkte që janë në interes të publikut, për të gjitha mediat, që do të ndihmojë për të përmirësuar cilësinë e programeve, si dhe gjendjen ekonomike të gazetarëve.
“Për të përcaktuar kriteret dhe gjithëpërfshirjen në procesin e krijimit të modelit që duhet të plotësojë standardet e BE-së, do të duhet që ky proces të kalojë një debat të gjerë me përfshirjen e të gjitha palëve të interesuara. Menjëherë pas konstituimit, Kuvendi do të duhet të miratojë një zgjidhje ligjore me konsensus më të gjerë për këtë temë që është jashtëzakonisht e rëndësishme. Një aspekt i rëndësishëm i këtij lloji të mbështetjes financiare është se të gjitha mediat e interesuara do të munden të aplikojnë”, thuhet në reagim.
Ata paralajmërojmë se këto financa nuk guxojnë të prishin tregun e mediave ose të krijojnë kushte për ndikime të reja. Prandaj, vëllimi i tyre duhet të jetë i kufizuar.
SHGM, SPGPM dhe CMEM dhe organizatat partnere mediatike dhe gazetareske në periudhën që vjen do të kërkojnë ndihmë nga partnerët tanë strategjikë si Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve, Federata Evropiane e Gazetarëve, Delegacioni i BE-së në Shkup, Ambasada e SHBA-së dhe Misioni i OSBE-së në Shkup për të ndarë përvojat dhe praktikat e tyre pozitive, për të shërbyer si një drejtim në debatin e gjerë publik, pas zgjedhjeve, për të ardhur deri tek zgjidhjet më të mira.