Shoqatat e gazetarëve nga rajoni i gjykuan kërcënimet dhe ofendimet ndaj gazetareve në Maqedoni

Platforma rajonale e Ballkanit Perëndimor për përfaqësimin e lirisë së mediave dhe siguri të gazetarëve e cila përfaqëson më tepër se 8.000 anëtarë, ashpër i gjykoi kërcënimet dhe ofendimet ndaj Meri Jordanovska, redaktore në “A1on.mk” dhe redaktores në “TV Alfa”, Iskra Koroveshovska.

Të dyja gazetaret kanë pranuar mesazhe kërcënuese nëpërmjet internetit nga Emill Jakimovski, javën e kaluar, dhe kjo është denoncuar në polici. Sipas mesazheve të publikuara nga Jordanovska, ai është kërcënuar se “do ta krijojë në nekrolog” e ka quajtur “Sorospi” dhe ka përdorur gjuhë tjetër diskriminimi në baza gjinore ndaj saj. Siç ka deklaruar Koroveshovska, kërcënime dhe ofendime të ngjashme i kanë dërguar edhe asaj.

Kryetari i Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë, Mlladen Çadikovski, i gjykoi këto kërcënime dhe u ka bë thirrje institucioneve kompetente ta hetojnë rastin.

“Kemi komunikuar me Ministrinë e punëve të brendshme dhe ata kanë premtuar që do t’i zgjidhin këto kërcënime kundër dy gazetareve. E thërras Prokurorinë publike të ndërmerr rol aktiv dhe shpejtë t’i hetojë këto kërcënime me për të parandaluar raste të ngjashme në të ardhmen. Ajo që shqetëson në të dyja rastet është se këto kërcënime përmbajnë elemente të diskriminimit në baza gjinore”, ka thënë Çadikovski.

Ai ka shtuar që presioni i këtillë mbi gratë gazetare është pengesë serioze për lirinë e të shprehurit, lirinë e mediave dhe të drejtën e qytetarëve për të qenë të informuar.

“Platforma rajonale e Ballkanit Perëndimor për përfaqësim të lirisë së mediave dhe siguri të gazetarëve e mbështet Shoqatën e gazetarëve të Maqedonisë në përpjekjet për të mbrojtur gazetarët dhe lirinë e të shprehurit dhe i gjykon kërcënimet dhe ofendimet ndaj dy gazetareve. U bëjmë thirrje institucioneve kompetente të reagojnë në mënyrë përkatëse dhe qartë t’i gjykojnë kërcënimet ndaj Jordanovskës dhe Koroveshovskës.

Platforma do të dërgojë letër për të shprehur shqetësimin tek të gjitha organet relevante në Maqedoninë e Veriut, duke kërkuar prej tyre urgjentisht dhe detajisht t’i hetojnë të gjitha faktet për këto dy raste dhe të fillojnë të veprojnë në mënyrë adekuate. Sulmet dhe kërcënimet ndaj gazetarëve paraqesin sulm mbi lirinë e të shprehurit dhe të drejtën e qytetarëve të jenë të informuar”, thuhet në komunikatën e kësaj platforme.

Platforma rajonale përbëhet nga Shoqata e gazetarëve në BeH, Sindikata e mediave të Malit të Zi, Shoqata e gazetarëve të Kroacisë, Shoqata e gazetarëve të Kosovës, Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë dhe Shoqata e pavarur e gazetarëve të Serbisë.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni.