Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe punëtorëve mediatik (SPGPM) e përshëndeti vendimin e Qeverisë për ta pranuar kërkesën për subvencionim të kontributeve për sigurim sociale dhe invalidor për punonjësit në media.
“Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe punëtorëve mediatikë konsideron që ky është hap i rëndësishëm drejtë përmirësimit të të drejtave të gazetarëve dhe punonjësve mediatikë dhe se solidariteti i përbashkët e vetë-organizimi tregon që mund të arrijmë avancim më të madh të standardit dhe të drejtave tona si punëtorë. Ky shembull tregon që mbrojtja e të drejtave të punonjësve është në favor të mediave dhe rrjedhimisht të pronarëve të tyre dhe prandaj për ne mbetet e paqartë praktika e dekurajimit të punonjësve të organizohen në sindikatë nga disa pronarëve të mediave,”thuhet në komunikatë.
Nga SPGPM sqarojnë se ideja për këtë ndihmë ka dalë nga të dhënat që të gjitha masat tjera ekonomike që kanë të bëjnë me mediat nuk kanë arritur deri në fund ta përmbushin qëllimin, për shkak se pagat e të punësuarve në shumë media janë zvogëluar, ndërsa në disa janë vërejtur edhe largime nga puna.
“SPGPM kërkesën në Qeveri për këtë masë e ka bazuar në tre parime,– parimi që vetëm punonjës me sigurim social dhe ekonomik mund ta kryejnë punën e tyre në mënyrë profesionale – ta informojnë publikun me kohë, saktë dhe në mënyrë objektive, si dhe fakti që qëllimi i çdo ndihmë ekonomike duhet të jenë vet punonjësit, përkatësisht përmirësimi i pozitës së tyre socio-ekonomike Parimi i tretë ka të bëjë me faktin që gazetarët dhe punonjësit mediatikë nga fillimi i krizës janë në front në luftën kundër virusit,” thotë SPGPM.
Sipas dekretit të miratuar në seancë qeveritare të mbajtur më 10 qershor, punonjësit mediatikë do të jenë të çliruar nga pagesa e plotë e kontributeve për qershor, korrik dhe gusht.
Kjo masë vlen për mediat dhe shtëpitë mediatike, televizionet, radiodifuzerët, mediat e shtypura, si dhe internet portalet elektronike të cilat ndër të tjerat do të plotësojnë disa kushte themelore: mediat që i kanë zvogëluar pagat e të punësuarve në krizë t’i kthejnë ato në nivelin para fillimit të krizës; të kenë së paku tre punonjës në kohë të papërcaktuar dhe të mos largojnë nga puna gjatë shfrytëzimit të ndihmës.
Nga SPGPM-ja bëjnë apel për gazetarët dhe punonjësit mediatikë të denoncojnë çfarë do shkelje të kësaj urdhërese dhe të çdo të drejte tjetër të punëtorëve që rezultojnë nga Ligji për marrëdhënie të punës.
Në anën tjetër, Asociacionit i mediave private elektronike AMPE, nuk është i kënaqur me vendimin e Qeverisë për ndihmë mediave. Ata kërkojnë ndryshim të vendimit, për shkak të qasjes së demonstruar diskriminuese dhe të pabarabartë ndaj shoqërive tregtare radiodifuzive dhe mediave tjera.
“Derisa televizionet fitojnë çlirim për pagesë të kompensimit prej 78.000 euro, radiostacionet janë të çliruara nga kompensimi në shumë prej 5.343 euro, që është shumë më e vogël më tepër se 11 herë,” thonë nga AMPE.
Ata sqarojnë që shpenzimi real sipas kalkulimeve të parashtruara në Qeveri për radio është 66.500 euro në nivel vjetor.
“TV nacionale do të fitojnë 15 herë më tepër mjete se radiostacionet nacionale, në bazë të njëjtë. Radio Shkupi, rajonal ka harxhim vjetor për distribuim të sinjalit prej 7.091 euro. TV rajonal në Shkup do të fitojë 12.000 euro për shpenzimet ndaj operatorit А1, ndërsa radioja rajonale e Shkupit do të fitojë 1.241 euro, që është 10 herë më shumë në dobi të TV-së. Paratë e aprovuara nga Qeveria për frekuencë për radio paraqesin vetëm 10 përqind të shpenzimit real të radiove për distribuim. Në të njëjtën kohë e njoftojmë publikun që shpenzimet për distribuim të radiosinjalit në buxhetin e përgjithshëm vjetor janë 20 përqind, kurse për TV-et nacionale është vetëm 2 përqind në vit,”shtohet në reaksionin.
Teksti është prodhuar në kuadër të projektit “Opservatori i reformave në media”të cilin e zbaton Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, me mbështetje financiare nga “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.
Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e vetme e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk mund të merret se i pasqyron pikëpamjet e “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.