ASHMAA: nga e diela në mesnatë fillon heshtja zgjedhore

Prej nesër në mesnatë e deri në orën 21.00, të dielën më 15 korrik, do të vlejnë rregullat për heshtje zgjedhore gjatë Zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, bëri të ditur sot Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizive si përkujtim për radiodifuzerët.

“Gjatë heshtjes, mediat vazhdojnë të raportojnë për procesin zgjedhor, por ndërpresin me të gjitha format e prezantimit mediatik zgjedhor, të pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore”, theksojnë nga Agjencia.

Sipas Kodit Zgjedhor, shkelje e heshtjes zgjedhore konsiderohet: emetimi i çfarëdo qoftë informacioni, fotografi, materiale audio dhe audiovizive lidhur me ose në të cilat marrin pjesë pjesëmarrës në zgjedhje, çfarëdo qoftë forme të raportimit mediatik të cilët në mënyrë të hapur apo të të fshehur në funksion të ndonjë fushate dhe mund të ndikojnë mbi vendimin e votuesve, të dhëna me të cilat zbulohet identiteti i subjektit politik dhe/ose individë të përfshirë në incidente apo parregullsi në ditën e votimit, si dhe  deklarata nga kandidatë në procesin zgjedhor, nga përfaqësues të partive politike dhe nga bartës të funksioneve në organet e pushtetit.

 

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Teksti është prodhuar në kuadër të projektit “Opservatori i reformave në media” të cilin e zbaton Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, me mbështetje financiare nga “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e vetme e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk mund të merret se i pasqyron pikëpamjet e “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.