Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dënon skualifikimet e vrazhda ndaj gazetares Marina Kostova dhe onlajn mediumit SDK.mk, të shprehura në komunikatën e djeshme për media nga Agjencia për film, me titull: “Vallë në në dramën e re milionëshe të Millço Mançevskit rolet kryesore do t’i interpretojnë Marina Kostova, Tanja Pepeljugovska dhe Slagjana Tasev?”, thonë nga SHGM.
“Agjencia për film, dje përmes një komunikate të pa nënshkruar të drejtuar mediave dhe më pas të publikuar në ” Facebook faqen zyrtare” të Agjencisë, me një seri fjalish dhe pyetjesh retorike, personalisht fyen dhe diskrediton kolegen Marina Kostova për shkak të artikujve të mëparshëm në SDK.mk në lidhje me punën të kësaj Agjencie. Në komunikatë thuhet se gazetarja Kostova është e bashkuar në idenë për të komprometuar punën e Agjencisë dhe drejtorit të saj Gorjan Tozija pa i argumentuar këto akuza, por vetëm kanë përdorë gjetje dhe pyetje të pabaza në vetë tekstin”, thuhet në deklaratën e SHGM.
Në komunikatë shtohet se “përmes një komunikimi me gazetarët, që nuk haset shpesh, Agjencia për film, e cila financohet kryesisht nga buxheti i shtetit dhe ka përgjegjësi ligjore të jetë transparente dhe profesionale, ilustron cila është mënyra që nuk duhet të kultivohet në marrëdhëniet profesionale me gazetarët, të cilët punojnë në interes të publikut”.
“Nëse drejtori i Agjencisë për film, nëse bile qëndron pak prapa kësaj deklarate skandaloze, do të kishte një problem me mënyrën se si gazetarët dhe mediat raportojnë për punën e tij, ai ka mund t’i drejtohet Këshillit për Etikë ose Këshillit të Nderit, por jo edhe të përdorë imazhin dhe resurset e Agjencisë për t’u përballur publikisht me gazetarë kritikë”, theksojnë nga SHGM.
Presidenti dhe katër anëtarët e Bordit të Drejtorëve të Agjencisë së Filmit, të emëruar nga Qeveria, do të njoftohen për këtë incident dhe do të kërkohet prej tyre që publikisht t’i kërkojnë falje gazetares Kostova.
Në periudhën e kaluar, publiku ka qenë dëshmitar i akuzave të ndërsjella të punonjësve të filmit për punën e Agjencisë për film.
Teksti është prodhuar në kuadër të projektit “Opservatori i reformave në media” të cilin e zbaton Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, me mbështetje financiare nga “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.
Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e vetme e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk mund të merret se i pasqyron pikëpamjet e “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.