ASHMAAV kërkon nga institucionet hapje ndaj mediave dhe komunikim të dyanshëm me gazetarët

Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele (ASHMAAV) i bën thirrje Qeverisë dhe institucioneve të tjera kompetente që të përmirësojnë komunikimin me gazetarët dhe të rrisin nivelin e transparencës gjatë gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të epidemisë së virusit korona. ASHMAAV thekson që komunikimi me gazetarët duhet të jetë i hapur dhe i dyanshëm, shkruan Observatori Mediatik, transmeton Portalb.mk.

“Në kohë të gjendjes së jashtëzakonshme, është jashtëzakonisht e rëndësishme që gazetarëve t’u lejohet të kryejnë punën e tyre në mënyrë profesionale dhe t’u jepet hapësirë ​​për të bërë pyetje plotësuese në përgjigjet që u jepen.” Vetëm në këtë mënyrë nuk do të rrezikohet liria e shprehjes dhe e drejta e informimit të qytetarëve, përkatësisht qasje në informacione objektive, me kohë dhe gjithëpërfshirëse. Në të njëjtën kohë, Agjencia beson që autoritetet dhe institucionet kompetente duhet të shmangin përdorimin e format e komunikimit të cilat, sipas formatit, u ngjajnë programeve mediatike për informim, siç është shembulli i fundit”, thuket në komunikatën e ASHMAAV.

Agjencia rikujton përsëri se të gjitha mediat pa përjashtim duhet të pajisen me qasje të barabartë në raportim, pavarësisht nëse disa onlajn media janë regjistruar ose jo në Regjistrin e onlajn mediave profesionale të SPGM dhe SHGM. Në të njëjtën kohë, ASHMAAV thekson se media duhet të respektojë standardet dhe parimet profesionale, veçanërisht kur bëhet fjalë për informacione të një shkalle të lartë të interesit publik.

ASHMAAV bën thirrje që të bëhen përpjekje maksimale për të siguruar mbrojtjen dhe sigurinë e punonjësve të mediave në mënyrë që ata të kryejnë detyrat në mënyrë profesionale dhe të sigurt.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni.