Qeveria: mbetemi të hapur për çdo propozim konstruktiv nga organizatat profesionale mediatike

Qeveria e vlerëson rolin e mediave me rëndësi të veçantë gjatë kohës së pandemisë me KOVID-19, për informim në kohë, të vazhdueshëm dhe të besueshëm, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve në vend, kumtojnë prej atje.

Ashtu siç thonë, mbeten të hapur për çdo propozim konstruktiv i cili vjen nga organizata mediatike profesionale dhe përgjegjëse.

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (ShGM) kërkoi që institucionet qeveritare dhe qendrat shëndetësore të gjejnë mënyrë për komunikim më të mirë dhe më transparent në drejtim të garantimit të lirisë së shprehjes dhe të drejtës së informimit në kohën e gjendjes së jashtëzakonshme.

Nga Qeveria thonë se mjeti qendror, që qytetarët të informohen, janë konferencat ditore për shtyp të institucioneve zyrtare, të cilat varen prej dinamikës dhe zhvillimit të krizës dhe realizohen së paku një herë në ditë.

Prej atje shtojnë se i kanë pranuar rekomandimet e Shoqatës së gazetarëve dhe të Federatës Evropiane të Gazetarëve (FEG), me qëllim që mediat të informojnë me përgjegjësi dhe t’i shmangen panikut të paarsyeshëm në opinion gjatë raportimit për KOVID-19, t’u përmbahen rregullave etike gjatë punës së tyre dhe të mos kontribuojnë në shpërndarjen e pavërtetave.

Nga Qeveria informojnë se me intensitetin e pandemisë janë shpeshtuar kërkesat për gazetarë të akredituar që raportojnë për ngjarjet në organizim të Qeverisë, por edhe të redaksive të tyre, për sigurim të kushteve për mbrojtjen e gazetarëve në kryerjen e detyrave të tyre.

“Këto kërkesa përkuan me kufizimet e Qeverisë për grupin fizik dhe kështu shumë shpejtë u sigurua mjet për online video konferencë për shtyp për çka u bë thirrje për akreditim që të sigurohet mundësia për t’u kyçur online në konferencën për shtyp, gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme. Konferencat për shtyp online u përshëndetën nga shumica e mediave, duke e pasur parasysh se me atë kanë siguruar komunikim dyanshëm pa pasur nevojë për grupim fizik të punëtorëve mediatik”, theksoi Qeveria.

Mundësia për kyçje drejtpërdrejtë në konferencën për shtyp online, por edhe mundësinë për sigurimin e lejeve për lëvizje gjatë orës policore, Qeveria i ka siguruar nëpërmjet kritereve ekzistuese të pavarura dhe profesionale.

“Për atë qëllim, Qeveria është udhëhequr nga regjistrat aktual të mediave në vend, pavarësisht nëse vijnë nga trupi rregullator AShMAA ose janë vetërregulluese si ai i ShGM-së/KEMM-it. Në kohën e gjendjes së jashtëzakonshme, kur qytetarët mbështeten në informatat e mediave që ta mbrojnë shëndetin e tyre, Qeveria patjetër që ta mbrojë interesin publik dhe raportimin profesional, a për atë nuk ka mënyrë më të mirë se sa të ndiqen kriteret dhe standardet, nga ajo të merren parasysh regjistrat ekzistues të mediave profesionale, të cilat gjithsesi nuk i krijon Qeveria”, thuhet në kumtesë.

Prej atje theksojnë se konferencat për shtyp të cilat thuajse çdo ditë mbahen në Qeveri nuk janë dhe nuk do të ndërrohen me emisione të incizuara. Në konferencat për shtyp Qeveria u përgjigjet edhe pyetjeve që arrijnë nga qytetarët në e-mail adresën e Qeverisë.

“Dy video-sesionet e fundit për KOVID-19 – pyetje dhe përgjigje: Gjithçka për virusin korona janë realizuar drejtpërdrejtë, nuk ishin të incizuara dhe u mundësua dhe realizua kyçja e të gjithë mediave të interesuara, gjatë së cilës gazetarët u kanë parashtruar pyetje përfaqësuesve qeveritar dhe në të njëjtën kohë kanë marrë përgjigje”, thonë nga Qeveria.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni.