Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punëtorëve Mediatik (SPGM) reagoi ndaj komunikatës së qeverisë për raportin e “Reporterëve pa Kufij” për lirinë e mediave, duke thënë se qeveria po i atribuon vetes meritat të të tjerë.
“Në komunikatë, si arsyet e kërcimit në listë, është përmendur përmirësimi i të drejtave të gazetarëve dhe punonjësve mediatik, por kjo në raportin e “Reporterëve pa Kufij” nuk është formuluar kështu. SPGM thekson se raporti “Reporterëve pa Kufij” thekson pozitivisht janë vlerësuar nismat dhe aktivitetet e sindikatës, Shoqatës së Gazetarëve dhe Këshillit për etikë në mediat e Maqedonisë, duke i përshkruar ato si “arritje shumë domethënëse”, por arritje e esnafit” , ka porositur SPGM.
Sindikata thotë se në raport është thekuar nismën e SPGM të nënshkruhet “Karta për kushtet e punës së gazetarëve”, nismë kjo Federatës evropiane të gazetarëve, si dhe draftin e fer-kontratave të punës nga SPGM të hartuara me ndihmën e Federatës ndërkombëtare të gazetarëve nga SHGM, SPGM dhe media dhe organizata të tjera mediatike.
Qeveria duhet të bëjë shumë më tepër nëse dëshiron të ketë së paku përmirësime minimale në fushën e kushteve të punës për gazetarët, dhe për këtë qëllim janë të nevojshme ndryshime ligjore, thuhet në reagimin e SPGM.
“Karta, si dhe drafti i fer-kontratave të punës janë një iniciativë e SPGM me ndihmën e IFJ dhe EFJ të cilat janë pjesë e një procesi më të gjatë që është ende duke zhvilluar. Nënshkrimi i tyre është përshëndetur nga organizatat ndërkombëtare, por kjo nuk do të thotë që situata e të drejtave të punëtorëve në media është përmirësuar brenda natës. Nëse Qeveria dëshiron të ketë së paku një minimum përmirësimesh në këtë fushë, nevojiten një sërë ndryshimesh ligjore, si dhe kontroll më i madh nëse Ligji i Punës respektohet”, kanë porositur nga sindikata, duke theksuar se të drejtat e punëtorëve për gazetarët dhe punonjësit mediatikë” janë nën kërcënim të vazhdueshëm”. kolegët tanë përballen me pasiguri ligjore, sociale dhe ekonomike, pasiguri në punë.
SPGM thekson se në shumë prej të ashtuquajturave media tradicionale nuk respektohen të drejtat themelore të punonjësve, ndërsa në shumë prej tyre në fuqi janë ndalesa direkte për aktivitetet sindikale, që është në kundërshtim me Ligjin për marrëdhëniet e punës.
Në të njëjtën kohë, SPGM mirëpret vendimin e qeverisë për të aplikuar masa ekonomike në media gjatë krizës së koronavirusit, por thekson që nëse kjo situatë vazhdon ato masa nuk do të jenë të mjaftueshme për të ruajtur punët e gazetarëve dhe punonjësve të mediave sepse media do të përballet me probleme edhe më të mëdha financiare.