Shoqata e gazetarëve në Maqedoni (SHGM) dhe Këshilli i etikës së mediave në Maqedoni (KEMM), do të informon për rezultatet e krijimit të Regjistrit të mediave profesionale online, nesër në Shtëpinë evropiane në Shkup.
Në procesin e krijimit të Regjistrit janë inkuadruar edhe Oda ekonomike e Maqedonisë së Veriut (OEMV).
“Procedura është zhvilluar sipas kritereve të pranuara nga SHGM dhe KEMM, pas shembujve nga praktikat e shoqërive demokratike të zhvilluara dhe Këshilli Evropian, ndërsa u konsultuan edhe komunitet i gazetarëve, mediava dhe biznesit në shtet. Qëllimi i bashkëpunimit me Odën ekonomike është që përmes përpunimit të Regjistrit, të lehtësohet qasja në reklamat e komunitetit të biznesit në mediumet profesionale online, në krahasim me ata që nuk i plotësojnë kriteret për anëtarësim dhe rregullisht i shkelin standardet etike”, thuhet në kumtesë.
Regjistri i mediave profesionale online pritet t’i ndihmon edhe qytetarëve që më lehtë të dinë cilat media i plotësojnë kriteret e theksuara dhe i respektojnë standardet e raportimit etik gjatë punës.