Programi për mbështetjen e mediave të shtypura të dizajnuar për mbrojtjen e pluralizmit në fushën e mediave në bashkëpunim me të gjitha palët e prekura po realizohet tani më për tre vite me rend.
Mbështetja financiare u është ndarë këtyre mediave të shtypura që i kanë plotësuar të gjitha detyrimet ndaj shtetit dhe ndaj të punësuarve për vitin 2019. Sipas Buxhetit të paraparë për vitin 2020, mediave të shtypura në gjuhën maqedonase janë paguar mjete në vlerë prej 36.8% për shpenzimet e bëra për shtypjen dhe 36.8% për shpenzimet e distribuimit, ndërsa mediat e shtypura që shtypen në gjuhët e bashkësive etnike në vlerë prej 50.8% për shpenzimet e bëra për shtypjen dhe 50.8% për shpenzimet e distribuimit. Komisioni njëzëri vendosi që pjesën tjetër të mjeteve nga Buxheti i përgjithshëm t’i ndajë për mediat rajonale edhe atë 15.833 denarë për “Zenit”, “Bitollski Vesnik” dhe “Shtipski Gllas”.
Nga gjithsej 14 kërkesat, janë miratuar 11.
“Komisioni përcaktoi se të gjitha kërkesat kanë dokumentacion të rregullt dhe të kompletuar, por u vërtetuar se 3 janë botime të specializuara, ndërsa kriteri kryesor është që shfrytëzuesit e këtyre mjeteve të jenë mediat e shtypura me karakter të përgjithshëm informativ të cilët publikojnë përmbajtje të orientuar drejt informimit të pandërprerë të opinioni për çështjet aktuale politike, ekonomike, sociale dhe kulturore. Këtyre 11 kompanive mediatike, u janë shpërndarë sipas kritereve 29.999.999 denarë (488.000 euro) nga gjithsej 30 milionë denarë të parapara në Buxhetin për vitin 2020, për mbështetjen e mediave të shtypit”, thuhet në kumtesë.
Vlera mbështetjes së miratuar është përcaktuar në bazë të faturave të dorëzuara për vitin kalendarik 2019, ndërsa është e definuar në bazë të Marrëveshjes së nënshkruar mes Sekretariatit të Përgjithshëm dhe shfrytëzuesve të zgjedhur në bazë të Procesverbalit për evaluim dhe Raportit për kërkesat e miratuara.
Procedura për zgjedhjen e shfrytëzuesve të mjeteve sipas Programit e zbatoi Komisioni i formuar nga ana e Sekretariatit të Përgjithshëm në të cilin krahas përfaqësuesve dhe institucioneve kompetente merr pjesë edhe nga një përfaqësues i Asociacionit për Mbrojtjen e Mediave Nacionale të Shtypura në Maqedoninë e Veriut dhe një përfaqësues nga Shoqata e Gazetarëve.
Teksti është prodhuar në kuadër të projektit “Opservatori i reformave në media” të cilin e zbaton Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, me mbështetje financiare nga “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.
Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e vetme e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk mund të merret se i pasqyron pikëpamjet e “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.