Qeveria për tre muaj do të subvencionojë kontributet sociale për punonjësit e mediave

Qeveria, në seancën e djeshme, miratoi dekret me fuqi ligjore për subvencionimin e kontributeve nga sigurimi shoqëror obligativ për punonjësit e mediave. Dekreti i rregullon kushtet, mënyrën dhe procedurën e subvencionimit të pagesës së kontributeve obligative të sigurimit social për punonjësit në media të cilët kanë punuar dhe raportuar për tejkalimin e situatës me kovid-19 gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, për qershor, korrik dhe gusht 2020. , informoni pres-shërbimi i Qeverisë.

“Dekreti specifikon cilat kushte dhe kritere duhet të përmbushen për të fituar të drejtën për përdorimin e subvencionimit të kontributeve obligative të sigurimit social për punonjësit e mediave”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Disa ditë më parë, Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe punëtorëve të mediave (SPGPM) kërkoi nga qeveria një paketë masash për të ndihmuar median, me të cilat do të garantohet se ndihma do të arrijë tek gazetarët dhe punonjësit e mediave të prekur nga kriza e kovid-19. Në njërën nga tre pikat, SPGPM kërkoi përjashtim të plotë nga pagesa e kontributeve për punonjësit e mediave të cilët nuk kanë larguar asnjë punonjës gjatë krizës, përveç në raste ndërprerjes së punësimit me marrëveshje, pensionimit ose në bazë të dispozitave tjera të Ligjit të Punës, me përjashtim për tepricë teknologjike derisa zgjatë masa dhe pushim nga puna pa paralajmërim.

SOGPM ka kërkuar që masa të vlejë edhe për media që ua kanë ulur pagat e gazetarëve dhe punonjësve të mediave, por vetëm nëse ata marrin obligimin këtë lirim për t’ua kthyer fondet e shkurtuara punonjësve të tyre, ndërsa kthimi i fondeve të bëhet paralelisht me zbatimin e masës.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni.