Qeveria ka tre kushte nën të cilat njëqind për qind do t’i mbulojë kontributet e të punësuarve në media dhe shtëpitë mediatike, televizionet, radiodifuzerët, mediat e shtypit, por edhe internet portalet elektronike.
Këtë sot në konferencë për shtyp e theksoi zv/kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe ministri pa resor i obliguar për Llogaridhënie dhe Transparencë, Robert Popovski.
Kushti i parë është mediat që i kanë ulur pagat e të punësuarve gjatë krizës t’i kthejnë në nivel të fillimit të gjendjes së jashtëzakonshme, e dyta, të mos kenë lëshuar asnjë të punësuar për shkak të krizës dhe e treta të ketë së paku tre të punësuar në kohë të pacaktuar.
Mediat shfrytëzues të subvencioneve nuk duhet të lëshojnë punëtorë gjatë kohëzgjatjes së subvencioneve, gjegjësisht të mos lëshojnë asnjë të punësuar së paku në 3 muajt e ardhshëm.
Osmani tha se Qeveria këtë masë e ka miratuar në konsultim me Sindikatën e Pavarur të Gazetarëve dhe Punëtorëve Mediatik.
“Tanimë një kohë të gjatë paralajmërojnë se jemi të rrezikuar nga lajmet e rrejshme dhe propaganda e qëllimshme të cilën fuqishëm e ndjejmë mu në përballjen me sfidat nga pandemia Kovid-19. Në luftën me lajmet e rrejshme fillimisht është e nevojshme që t’u jepet mbështetje atyre të cilët transmetojnë lajme të sakta. Mu në këtë drejtim ishte iniciativa të sigurojmë mbështetje për mediat të cilët krahë për krahë bashkë me punëtorët shëndetësor dhe përfaqësuesit e shërbimeve të sigurisë, ishin edhe ende janë në linjën e parë të mbrojtjes nga pandemia”, tha Osmani.