Raportimi sensacionalist në media, një nga shkeljet më të shpeshta të standardeve gjatë Kovid-19

Raportimi sensacionalist në media, mbrojtja e pamjaftueshme e privatësisë dhe të dhënat personale dhe qasja e vështirësuar deri te informatat janë në mesin e problemeve të paraqitura më shpesh deri te këshillat për etikë në media në rajonin e Ballkanit dhe Evropës në periudhën e pandemisë së Kovid-19.

Këto janë një pjesë e rezultateve nga analiza që e realizoi Këshilli për etikë të mediave i Maqedonisë (KEMM), në periudhën nga korriku deri në shtator të këtij viti, duke i analizuar përvojat e trupave mediale vetërregullatore – anëtare ose anëtare shoqëruese të Aleancëa për etikë të pavarur në media në Evropë (AIPCE), ku është anëtare e plotfuqishme ështëedhe KEMM. Hulumtimi i KEMM-it, që është i pari i këtij lloji në korniza globale, sot e publikoi edhe UNESKO.

“Këshillat për etikë këtë periudhë, jo rrallë, kanë marrë edhe ankesa për raportim në drejtim të teorive të konspiracionit: “Korona virusi është projekt, nuk është i pashërueshëm, kemi ‘ilaç’! Virusi është patentuar në vitin 2015”. “Klikbajt” tituj të llojit “Korona virusi nuk mund të mbijetohet”, “Ilaç për korona virusin fillon të sgitet nga nesër” janë një pjesë e teksteve gazetareske për të cilët janë dorëzuar ankesa deri te Këshilli boshnjak për etikë. Me përhapjen e pandemisë, është rritur edhe shqetësimi rreth mbrojtjes së privatësisë dhe mbrojtjes së të dhënave në raportimin medial. Raste në të cilat janë shkelur këto parime shumë shpesh janë paraqitur deri te këshillat për etikë në media në më shumë shtete”, thuhet në kumtesë.

Qаsja deri te informatat ka qenë problemi kyç me të cilin janë ballafaquar mediat dhe gazetarët gjatë pandemisë, që ka reflektuar edhe mbi punën e këshillave për etikë.

“Përvojat e ndara konfirmojnë se institucionet shëndetësore dhe autoritetet e kanë kufizuar qarkullimin e informatave, si dhe qasja e gazetarëve deri te lokacionet, kanë selektuar se çka mund të publikohet ose i kanë kufizuar pyetjet të cilat gazetarët kanë mundur t’i parashtrojnë, ndërsa madje kanë qenë me karakter publik. Disa institucione në disa shtete e kanë ndaluar pjesëmarrjen ose kanë selektuar se cilët mediume do të ftohen, që e kufizon qasjen deri te informatat, si për informatat, ashtu edhe për qytetarët”, shtohet në kumtesë.

Nga KEMM shtojnë se bashkëpunimi multisektorial midis të gjithë palëve të involvuar është në pajtueshmëri me disa nga rekomandimet kyçe të organizatave ndërkombëtare për mbrojtje të lirisë së shprehjes dhe informimit gjatë pandemisë.

 

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Teksti është prodhuar në kuadër të projektit “Opservatori i reformave në media” të cilin e zbaton Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, me mbështetje financiare nga “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e vetme e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk mund të merret se i pasqyron pikëpamjet e “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.