RMV, mediat lokale dhe rajonale përkrahin ndryshimin e nenit 102 nga Ligji për SHMAAV

Këshilli për iniciativa i mediave lokale dhe rajonale me seli në Manastir e mbështeti nismën e Qeverisë të cilën publikisht e prezantoi kryeministri Zoran Zaev për shfuqizim ose ndryshim të nenit 102 të Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele (SHMAAV), ka njoftuar AIM. Këto shtëpi mediatike konsiderojnë që gjenden në situatë të rëndë financiare dhe materiale, për shkak se komunat dhe ndërmarrjet publike nuk kanë mund të lidhin marrëveshje për bashkëpunim me ato, raporton Observatori Mediatik, përcjell Portalb.mk.

Përndryshe, qëndrimi i këtillë i mediave lokale dhe rajonale në këtë Këshill për iniciativa vjen vetëm pas disa ditëve, pasi Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe punonjësve mediatik (SPGPM), Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), Këshilli për etikë në media (KEMM) dhe Instituti Maqedonisë për media (IMM) me komunikatë të përbashkët kundërshtuan që sërish të lejohet reklamimi i institucioneve publike në media.

“SPGPM, SHGM, IMM dhe KEMM konsiderojnë që nuk është e lejueshme gjendja në industrinë mediatike të kthehet në nivelin prej para katër viteve kur në media, me para shtetërore, në mënyrë jo transparente janë paguar shuma astronomike pa asnjë kriter. Ajo praktikë të cilës i kundërshtoheshim ishte e vlerësuar si shembull negativ për korruptim shtetëror i mediave dhe kontribuoi për përkeqësimin e gjendjes së mediave dhe rritje të raportimit të tyre me anime” theksuan ata në komunikatën e përbashkët.

Nga SPGM, SHGM, IMM dhe KEMM vlerësojnë që nëse propozimi i këtillë pranohet, nuk do të sjellë asnjë përmirësim në gjendjen e mediave dhe lirinë e raportimit, përkundrazi, në mënyrë plotësuese do ta çrregullojë tregun mediatik edhe ashtu vulnerabil dhe do ta përforcojë klientelizmin.

Reaksionet në opinion u tensionuan pasi kryeministri Zoran Zaev të hënën deklaroi që beson se së shpejti Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë (MSHIA) do të parashtrojë propozim për shfuqizim ose ndryshim të nenit 102 të Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele (SHMAAV).

Zaev e arsyetoi këtë lëvizje duke thënë se mund t’u ndihmojë mediave nëpërmjet realizimit të marrëveshjeve me ndërmarrjet publike, komunat dhe ngjashëm, në drejtim të sigurimit të qëndrueshmërisë financiare të shtëpive mediatike.

“Kërkohet zgjidhje permanente për të cilën është ftuar edhe delegacioni evropian të na japin ekspertë për ta formuar atë që është në interesin tonë më të mirë, ndërsa të mësuar nga përvojat evropiane në pjesën e mosndërhyrjes në punën e mediave”, sqaroi atëherë Zaev.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Teksti është prodhuar në kuadër të projektit “Opservatori i reformave në media” të cilin e zbaton Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, me mbështetje financiare nga “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e vetme e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk mund të merret se i pasqyron pikëpamjet e “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.