U mbajt debati për financimin, menaxhimin dhe rregullimin e servisit publik, në të cilin morën pjesë drejtori i përgjithshëm i RTVM-së, Marjan Cvetkovski, udhëheqësi i sektorit për bashkëpunim në Delegacionin e BE-së, Nikolla Bertolini, por edhe përfaqësues të Unionit Evropian Radiodifuziv dhe shoqatat esnafe.
Cvetkovski në debat tha se disa sektorë në Radio Televizionin e Maqedonisë u kërcënohet zhdukja e plotë për shkak të politikave aktuale të pushtetit për papunësi.
“Për 8 vite, sevisi publik ka mbetur me 187 të punësuar më shumë, ndërkaq numri do të ulet edhe në të ardhmen nëse vazhdon praktika e këtillë. Nga viti 2012-të, marrëveshjet e RTVM-së janë ulur për 15 milionë euro. Në vitin 2020, për shkak të mosrespektimit të kornizës ligjore, RTV do të punojë me 13 milionë euro më pak. Shteti përfundimisht duhet që të vendos nëpërmjet rregullativës ligjore nëse dëshiron që të ekzistojë radio maqedonase ose jo, pasi që ne në këtë moment rrezikojmë që programi i Radios Maqedonase të ndërpritet, pasi që teknika është e vitit 1983. Me politikën e vazhdueshme të shtetit edhe pushteti i kaluar dhe kjo për mosdhënie të pajtueshmërisë për punësime të reja, ne tani jemi në pozitë të kemi 763 të punësuar. RTVM i ka borxh DAP-it 10 milionë euro, ndërkaq DAP ka obligime ndaj RTVM-së 33 milionë euro”, tha Cvetkovski.
Pushteti vlerëson se ka punësim të madh dhe borxhe të mëdha. Zv/ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Aleksandar Bajdevski thotë se kanë model më ndryshe për financimin e RTVM-së.
“Përveç përqindjeve të konstatuara në buxhet në të cilin kemi ndarë se RTVM mund të financohet edhe nga mjetet shtesë siç janë donacionet, shitja e programit. RTVM ka më shumë të punësuar prej të gjitha televizioneve nacionale”, thotë Bajdevski.
Sipas Rrjetit Radiodifuziv Evropian, është e domosdoshme që RTVM të financohet në mënyrë stabile dhe të ketë punësime të reja.
Sipas tyre, pavarësisht, financimi i mjaftueshëm dhe i qëndrueshëm i RTVM-së si medium nacional është i domosdoshëm për plotësimin e kompetencave të saj. Model ideal për financim nuk ka, por shfuqizimin e taksës radiodifuzive e vlerësojnë si gabim.
“Ashtu siç tha zv/ministri, RTVM ka numër më të madh të të punësuarve dhe rejting më të vogël në krahasim me mediat tjera private. Patjetër duhet të rikujtojmë se serviset publike shërbejnë që t’i plotësojnë të gjitha nevojat në shoqëri. RTVM transmeton program në nëntë gjuhë, ka përmbajtje për pakicat, për fëmijët, ndërkaq kjo me të vërtetë kushton shumë para dhe kërkon shumë resurse”, deklaroi Ratka Betçeva nga EBU.
Boris Bergant gjithashtu nga EBU vlerësoi se transmetuesit publik mund të funksionojnë si kualitativ dhe kredibil, vetëm nëse punojnë në mënyrë të pavarur dhe larg interesave politike.
Bashkimi Evropian ka ndarë mejet për RTVM-në dhe për Agjencinë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale, me çka nëpërmjet projektit për përforcim të shërbimeve publike të Ballkanit Perëndimor do të ndihmojë në program më kualitativ, e cila do të ndikojë në besueshmërinë e qytetarëve.
“Pavarësia dhe pavarësia politike gjithmonë në Maqedoni kanë qenë problem, për atë dua të punoj këtu. Resurset financiare janë gjithashtu problem për serviset publike. Vlerësoj se shkojmë në thelbin e problemeve. Jemi të interesuar që të punojmë në këtë fushë. Tanimë kemi miratuar program të ri për vitin 2020 për ndihmën e serviseve publike, agjencive për shërbime mediatike audiovizuale”, deklaroi Bertolini.
Emisionit e financuara nga ky projekt duhet që të fillojnë në fund të vitit.
Në lidhje me RTVM-në, shoqatat esnafe në vend janë të qëndrimit se Qeveria nuk duhet që të japë mendim për punën e transmetuesit publik, dhe të shkruajë raporte për atë pasi që në këtë mënyrë kryen trysni. Kërkuan që të respektohet ligji dhe të mos shkurtohet buxheti për servisin publik.