RTVM prej sot fillon me transmetimin e katër kanaleve të reja, të cilat do të lëshohen në faza

Radio Televizioni i Maqedonisë informon se prej sot fillon me transmetim të katër kanaleve të reja televizive, edhe atë RTVM 2 – program 24 orë në shqip, RTVM 3 – kanal për sport dhe argëtim, RTVM 4 – kanal për komunitetet tjera etnike dhe program dokumentar, RTVM 5 – kanal i specializuar për program për fëmijët.

“Kanali i parë që do të fillojë me transmetim është RTVM 5, i cili do të fillojë sot më 8 prill prej orës 16, ndërkaq i dyti është RTVM 3, i cili do të fillojë me transmetim të programit më 10 prill (e premte) me fillim prej orës 16:00. Dy kanalet tjera do të fillojnë me punë më 16 prill (e enjte). Kjo datë është marrë parasysh për shkak të jubileut të cilin e shënon programi në gjuhën shqipe”, informojnë nga RTVM.

Kanalet e reja televizive do të jenë të qasshme pa pagesë për të gjithë qytetarët e vendit edhe atë nëpërmjet rrjetit terestrijal, por edhe nëpërmjet platformave të të gjithë operatorëve programor.

“Shikuesit të cilët i ndjekin programet e Radio Televizionit të Maqedonisë nëpërmjet operatorët kabllovik “A1” dhe “Telekabel”, do të munden t’i shohin kanalet pasi që t’i riskenojnë TV-pranuesit e tyre ose set-top boks pajisjet. Shfrytëzuesit e “Telekomit të Maqedonisë”, pa asnjë intervenim, do të fitojnë mundësi që ta shohin Kanalin për Fëmijë RTVM 5 dhe kanalin sportiv dhe  zbavitës RTVM 3 në SD-rezolucion të kanaleve 6 dhe 8, ndërkaq në HD-rezolucion të kanaleve 711 dhe 712. Për itinerarin e dy kanaleve tjera televizive plotësisht do ta njoftojnë opinionin. Shikuesit të cilët i ndjekin programet e Radio Televizionit të Maqedonisë nëpërmjet sinjalit të antenës, që t’i ndjekin kanalet e reja të RTVM-së duhet që t’i riskenojnë programet e TV-pranuesve të tyre ose set-top boks pajisjeve”, shtojnë nga radiodifuzuesi nacional.

Sipas tyre, hapja e kanaleve të reja televizive është realizim i ndarjes më strategjike të programit për punë në këtë ekip i cili udhëheqë me RTVM-në.

“Me lëshimin e kanaleve të reja presim që shikuesit të fitojnë mundësi që të ndjekin numër më të madh të përmbajtjeve të ndryshme që përfshijnë më shumë grupe të caktuara. Në këtë periudhë ndoshta është më e rëndësishme hapja e kanalit për fëmijë ku do të ofrojmë më shumë program edukativ dhe arsimor për nxënësit. Gjithashtu, rritet edhe vëllimi i programit në gjuhën shqipe, por edhe kanali për komunitetet tjera etnike ku do të hapet mundësi për transmetim të numrit më të madh të programeve në gjuhën e shikuesve tanë të besueshëm”, thuhet në kumtesë.

Hapja e programeve të reja, është paralajmëruar para ca kohësh nga drejtori i Radio Televizionit të Maqedonisë, Marjan Cvetkovski, kur e pranoi donacionin nga Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni.