Komisioni për mbrojtjen e së drejtës për qasje të lirë te informatat me karakter publik, vitin e kaluar, ka regjistroi 755 ankesa kundër heshtjes së mbajtësve të informacionit ose kundër akteve administrative dhe reale të organeve të shkallës së parë, që është për 133 më shumë se sa në vitin 2018.
Rritja e ankesave të parashtruara për shkelje të drejtës për qasje te informatat me karakter publike është vërejtur në Raportin vjetor për punën e Agjencisë për mbrojtje të së drejtës për qasje të lirë te informatat me karakter publik për vitin 2019, që është pasardhëse ligjore e Komisionit.
Numri i ankesave të paraqitura gjatë vitit të kaluar është pothuajse identik me atë në vitin 2017, por është më i ulët se numri rekord i ankesave të paraqitura në 2015 (960) dhe në 2012 (1.225). Për më tepër, rreth 677 nga numri i përgjithshëm i ankesave të paraqitura vitin e kaluar kanë të bëjnë me heshtjen e administratës.
“Është interesant që shumica e ankesave (411) janë parashtruar kundër organizatave shëndetësore edhe atë një shoqatë e qytetarëve, në kuadër të zbatimit të aktiviteteve të projektit të saj”, thuhet në Raportin vjetor të Agjencisë për vitin 2019.
Në raste të tjera, ankesat e paraqitura pranë Komisionit për mbrojtje të së drejtës për qasje të lirë te informatat me karakter publik kanë të bëjnë me ankesa kundër përgjigjeve të paraqitura nga mbajtësit e informacionit publik (59), kundër Vendimeve për të mohuar hyrjen në informacionin e kërkuar (16) dhe 3 ankesa janë parashtruar kundër Konkluzionit nga mbajtësit e informacionit.
Personat juridikë dhe fizikë në ankesa shpesh shprehin pakënaqësi me mbajtësit e informacionit në lidhje me pretendimet që lidhen me regjistrimet dhe raportet për prokurimet publike dhe planet vjetore të prokurimit publik, informacionin mbi fondet e marra dhe të shpenzuara për programet që trajtojnë sëmundjet dhe trajtimin e kategorive të caktuara të personave, biografitë e anëtarëve të bordeve mbikëqyrës dhe drejtuese dhe lartësinë e kompensimeve të tyre, informacione mbi konkurse dhe procedura për punësim etj.
Shumica e ankesave që kanë arritur te Komisioni janë zgjidhur në fillim të vitin 2020 nga Agjencia e spokrijuar për mbrojtje të drejtës për qashe të lirë deri te informatat me karakter publik, ndërsa vonesa gjatë zgjidhjes tyre është pikërisht për të bllokadës së gjatë për zgjedhjen e Drejtorit të ri të Agjencisë në Parlamentin e Maqedonisë dhe mungesa e personelit të plotë të Komisionit.
Në Raportin vjetor për vitin 2019 të agjencisë së sapoformuar përsëritet nevoja e tyre për staf cilësor, por edhe mbështetje më të fortë buxhetore në mënyrë që vetë agjencia të fillojë punën në forcimin e anës zhvillimore të punët.