Radio Televizioni i Maqedonisë (RTVM) në vitin 2019-të ka realizuar të ardhura prej 15,1 milionë euro ose për 300.000 euro më pak në lidhje me vitin 2018-të, thuhet në Raportin e Konsoliduar Vjetor të RTVM-së. Të ardhurat e transmetuesit publik kanë rënë tanimë për të pestin vit me radhë, gjatë së cilës vjet janë ulur për rreth 5,7 milionë euro në krahasim me vitin 2015-të, shkruam OM, tranmseton Portalb.mk.
Burimi më i madh i të ardhurave vijnë nëpërmjet Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës, prej ku RTVM vjet ka fituar rreth 14.5 milionë euro për financim të veprimtarisë radidifuzive. Të ardhurat nga reklamat janë ulur për mbi 2 e gjysmë herë, kështu që reklamimi ka marrë pjesë me 1,4% nga të ardhurat e përgjithshme, thuhet në raportin për vitin 2019-të.
Përveç asaj që të ardhurat gjenden në rënie të lirë, transmetuesi radiodifuziv publik përballet edhe me ulje të numrit të të punësuarve. RTVM në fund të vitit 2019-të ka pasur gjithsej 768 të punësuar, gjegjësisht për 50 persona më pak se në dhjetor të vitit 2018-të. Pjesa më e madhe e personave që u është shfuqizuar marrëveshja për punë ështëp ër shkak të pensionimit – gjithsej 38. Madje 13 prej numrit të përgjithshëm 51, të cilëve u është ndaluar marrëveshja për punë janë gazetarë. Pastaj, vjet është punësuar vetëm 1 person, edhe atë në Sektorin për Çështje Financiare, thuhet në raportin për realizimin e programit për punën e RTVM-së.
Ajo që veçmas është shqetësuese për funksionimin e papenguar të transmetuesit radiodifuziv publik është paralajmërimi i udhëheqësisë së RTVM-së se nuk do të munden të punësojnë edhe gjatë vitit 2020.
Nga servisi radiodifuziv tanimë kanë informuar se e kanë ulur borxhin e RTVM-së për mbi 2,8 milionë euro, kështu që obligimet e përgjithshme nga ana e tyre kanë arritur në rreth 11,8 milionë euro, deri në fund të vitit 2019-të.