SHGM-ja dhe PTHP-ja janë marrë vesh që përsëri të shqyrtohen paditë për gjuhën e urrejtjes kundër gazetarëve

Përfaqësuesit e Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë sot kishin takim me Prokurorin publik republikan Ljubomir Joveski, ku u bisedua për përmirësimin e bashkëpunimit të ndërsjellë për çështje me interes të përbashkët.

Nga Prokuroria informojnë se kryetari i SHGM-së, Naser Selmani ka shprehur brengosje se në Maqedoni ka politikë të mosndëshkimit të dhunës ndaj gazetarëve. Selmani ka kërkuar nga Joveski që prokuroria më shpejtë t’i procesojë këto lëndë me qëllim që dhunuesit të nxirren para drejtësisë.

Ai është ankuar se në periudhën e kaluar, Prokuroria i ka refuzuar denoncimet për gjuhë të urrejtjes kundër gazetarëve, pa argumentim serioz. Selmani ka kërkuar që Prokuroria përsëri t’i shqyrtojë këto denoncime dhe të shohë se a kanë vepruar prokurorët me përgjegjësi.

“U arrit marrëveshje që të organizohen trajnime të përbashkëta për gazetarët dhe prokurorët me qëllim që të përmirësohet raportimi i gazetarëve dhe veprimi i prokurorëve në rastet që kanë të bëjnë me lirinë e të shprehurit. Prokurori publik Joveski, premtoi se përshpejtojë dinamikën e lëndëve për dhunë kundër gazetarëve dhe do t’i shqyrtojë paditë e refuzuara për gjuhë të urrejtes ndaj gazetarëve. Sipas tij, bashkëpunimi i prokurorisë dhe i Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë është me interes të ndërsjellë”, thuhet në komunikatën e PTHP-së.

Dje SHGM-ja e prezantoi Raportin për lirinë e mediave dhe sigurinë e gazetarëve në Maqedoni për vitin 2017 ku thuhet se vitin e kaluar në Maqedoni janë regjistruar gjithsej 18 sulme ndaj gazetarëve, nga të cilat 13 sulme fizike dhe verbale, ndërsa të tjerat janë ofendime, pengesë në punë dhe shkatërrim i pronës.

Sipas komunikatës së djeshjme të SHGM-së brengos fakti se dhe pas ndryshimit të pushtetit, prokuroria nuk tregon interes më të madh për procesimin e këtyre sulmeve.

 

foom-logo-disklejmerKy tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizojnë Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, “Аgora” – Qendra për promovimin e vlerave qytetare dhe Platforma për gazetari hulumtuese dhe analiza (PINA), me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“.
Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.