Qytetarët e Maqedonisë së Veriut në kanalet televizive vitin e kaluar kanë ndjekur më së shumti lajme dhe programe informative. “Sitel”, “Kana 5” dhe “Telma” janë tre televizionet më të shikuara në vitin 2019, tregon Raporti vjetor i Agjencisë për shërbime audio dhe audiovizuele (ASHAAVM) me të dhëna për rrezen e radiostacioneve dhe efektin në shikueshmërinë e përgjithshme të stacioneve televizive, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.
32,1 përqind e të intervistuarve janë përgjigjur që në televizion vitin e kaluar kanë ndjekur lajme, derisa 21 përqind prej tyre kanë shikuar programe informative në kanalet.
Përmbajtja e tretë më e shikuar e televizioneve janë programet argëtuese dhe/ose programet muzikore, për të cilat 12,4 përqind e personave të anketuar kanë thënë që i përcjellin.
Në pyetjen “Cilat TV kanale vendase dhe të huaja i keni shikuar dje?”, 38,62 përqind e të intervistuarve janë përgjigjur që e shikojnë televizionin “Sitel”.
Televizioni i dytë më i shikuar në vitin 2019 ka qenë “Kanal 5”, të cilin mesatarisht vitin e kaluar e kanë ndjekur 31,62 përqind e të intervistuarve.
Pas tyre, në listën e televizioneve më të shikuara për vitin 2019 pasojnë “Telma“ me 15,12 përqind, “Alsat-M” me 14,02 përqind, “24 Vesti” me 12,50 përqind, “Alfa” me 12,07 përqind dhe “TVM1” me “11,78”.
Të dhëna të ngjashme hulumtuese për katër tremujorët nga viti 2019 kanë dalë si rezultat edhe në kërkesën të numërohen të gjitha kanalet vendase dhe të huaja televizive që qytetarët i kanë shikuar gjatë javës së kaluar.
“Sitel” është në vendin e parë, me 52,78 përqind e të intervistuarve që janë përgjigjur se e kanë shikuar këtë televizion javën e kaluar. I dyti në listë është ”Kanal 5“, me 46,39 përqind e personave të intervistuar, derisa i treti është ”Telma“ me 23,69 përqind.
Pas tyre, në listë vijojnë “Alsat-M” (21,27 përqind), “MTV1“ (17,98 përqind), “24 Vesti“ (16,79 përqind) dhe “Alfa“ (16,50 përqind).
Krahas faktit që televizionet e Maqedonisë janë më së shumti të shikuara nga qytetarët, hulumtimi i sondazhit të ASHAAVM-së tregon që në shikuesit vitin e kaluar janë shikuar edhe kanale të huaja. Gjatë kësaj, interesi më i madh i qytetarëve ka qenë të shikojnë kanalet ”Sport Klub“, “Fox“, “Discovery“ dhe “National Geographic“.
Hulumtimi është bërë me ekzemplar reprezentativ në nivel nacional, ndërsa sondazhi është bërë me CATI metodë – intervistë telefonike me ndihmë të kompjuteri. ASHAAVM realizon sondazhe të rregullta për çdo tremujor veçmas, ndërsa një here në vit i përmbledh edhe rezultatet mesatare për të gjithë katër tremujorët.