Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe punonjësve mediatik (SPGPM) e përshëndesin vendimin e Gjykatës themelore – Shkup 1 me të cilin konstaton që televizioni Tellma nuk e ka shkelur heshtjen zgjedhore, në bazë të padisë për kundërvajtje të parashtruar nga Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele (ASHMAV).
“Procedurën e iniciuar nga ASHMAV kundër Tellma-s, SPGPM e konsideron si shembull klasik i presionit mbi informimin objektiv dhe profesional. Ishte befasi e pakëndshme që ASHMAV ka detektuar shkelje të heshtjes zgjedhore dhe fushatë të mbuluar në një artikull televiziv që ka të bëjë me përmasat tmerruese të epidemisë me Kovid-19. Transmetim i deklaratës së personit më kompetent për t’u përballur me epideminë, në këtë moment, ministri aktual për Shëndetësi, Venko Filipçe, assesi nuk mund të konsiderohet si fushatë politike apo partiake, por si mbulim i çështjeve që janë të interesit më të lartë publik, ndërsa kjo është edhe esenca e informimit profesional dhe objektiv,” thonë nga SPGPM.
Ata shtojnë që “shembulli i Tellma-s, që shfaqet si pasojë e interpretimit të lirë të neneve të kodit zgjedhor që kërkojnë restrikcion serioz në rregullat e informimit gjatë heshtjes zgjedhore, është sugjerim mjaft serioz që zgjidhjet e këtilla ligjore mund seriozisht t’i cenojnë prioritetet e interesit publik, veçanërisht në situata të fatkeqësive elementare dhe infeksioneve siç është tani rasti me epideminë e kovid-19.”
“Në atë drejtim, konsiderojmë që është koha të mendohet për ndryshim të kodit zgjedhor në këtë pjesë restriktive, ku fushata politike dhe agjitacioni partiak do të jenë qartë të diferencuara nga çështjet e interesit më të gjerë publik, që qytetarët të jenë tërësisht të informuar, ndërsa mediat dhe gazetarët të jenë të mbrojtur nga interpretimi voluntarist i dispozitave ligjore,” shtohet në komunikatën e SPGPM-së.
Teksti është prodhuar në kuadër të projektit “Opservatori i reformave në media”të cilin e zbaton Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, me mbështetje financiare nga “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.
Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e vetme e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk mund të merret se i pasqyron pikëpamjet e “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.