SPGPM: Nevojitet paketë masash për të ndihmuar gazetarët dhe punëtorët e mediave

Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe punëtorëve të mediave (SPGPM) beson se nevojitet një paketë masash për të ndihmuar mediat e Maqedonisë së Veriut, e cila do të garantojë që kjo ndihmë do të arrijë direkt tek punonjësit e prekur nga kriza Kovid-19 në vend.

SSNM propozon tre pika, duke theksuar para së gjithash lirimin e plotë nga pagesa e kontributeve për punonjësit e mediave të cilët nuk kanë larguar nga puna asnjë punonjës gjatë krizës, përveç në raste kur ka përfunduar kontrata e punësimit, të pensionimit ose në bazë të dispozitave tjera të Ligjit të Punës, me përjashtim i tepricës për kohëzgjatjen e masës dhe pushimi nga puna pa paralajmërim.

“Masa duhet të vlejë edhe për mediat që i kanë ulur pagat e gazetarëve dhe punonjësve të mediave, por vetëm nëse marrin detyrimin që këtë lirim ta përdorin për të kthyer fondet e zvogëluara punonjësve të tyre. Kthimi i fondeve bëhet paralelisht me zbatimin e masës”, thuhet në pikën e dytë të paketës së masave të propozuara nga SPGPM.

Sindikata thekson se kjo masë nuk duhet të vlejë për mediat në të cilat gjykata kompetente me aktgjykim të formës së prerë ka konstatuar se ata e kanë shkelur Kodin penal në Kapitullin kundër shëndetit të njeriut, përkatësisht nenit 205, paragrafët 5, 6 dhe 7. Kjo, sipas SPGPM, do të ketë për qëllim të ngrejë ndërgjegjësim për luftën kundër lajmeve të rreme dhe rëndësinë e gazetarisë profesionale.

“SPGPM i mirëpret masat e marra deri më tani nga qeveria për të ndihmuar median, por të dhënat që një numër i gazetarëve dhe punonjësve të mediave janë përballur me ulje pagash, e disa me pushime nga puna, tregojnë se masat e deritanishme nuk kanë qenë të mjaftueshme”, thuhet në komunikatën e SPGPM.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni.