Megjithëse Ministria e drejtësisë kishte planifikuar për në tetor, takimet e Grupit punues që do të punojë në ndryshimet e Ligjit për përgjegjësi civile për fyerje dhe shpifje nuk u zhvilluan këtë muaj. Nga Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) për “Meta.mk” thonë se takimet brenda këtij grupi punues nuk janë mbajtur, edhe pse ishin kishte pas paralajmërime se do të zhvillohen gjatë tetorit.
“Për momentin nuk e dimë kur do të caktohet takimi i parë dhe në çfarë përbërje, por para do kohe na thanë se ende po e presin versionin përfundimtar të analizës së këtij ligji, i cili po bëhet nga një ekspert i pavarur i angazhuar nga UNOPS. SHGM iu drejtua zyrës së UNOPS-it në Shkup me kërkesë të na e dërgojnë këtë analizë, por na thanë që pasi të përgatitet versioni i dytë, ta kërkojmë atë nga Ministria e Drejtësisë,” tha Dragan Sekulovski, Drejtor Ekzekutiv i SHGM.
Nga Ministria e drejtësisë, në fillim të shtatorit të këtij viti, sqaruan se eksperti i angazhuar nga UNOPS pikërisht në shtator do të paraqesë versionin e parë të analizës mbi zbatimin e Ligjit për përgjegjësi civile për fyerje dhe shpifje. Atëherë nga kjo ministri informuan për “Meta.mk” se takimet e Grupit punues janë planifikuar të fillojnë në tetor.
“Varësisht nga vëllimi i ndryshimeve (ajo që do të propozohet në analizë) do të varet nga afati i fundit për hartimin e ligjit. Sidoqoftë, presim që projektligji të jetë gati deri në fund të vitit, pas së cilës do të botohet në ENER për komente”, informoi Ministria e Drejtësisë në atë kohë.
Në SHGM thonë se në takimin me Ministrin e drejtësisë Bojan Mariçiq, i cili u mbajt para do kohe, atyre u tha se sipas planeve të tyre, ndryshimet në Ligjin për përgjegjësi civile për fyerje dh shpifje do të miratohen nga Kuvendi në fund të vitit 2020..
“Sipas kësaj, nëse ata me të vërtetë duan ta përmbushin këtë afat, pres që ritmi i punës të përshpejtohet, sepse miratimi i këtij ligji tashmë është vonuar më shumë se dy vjet, duke pasur parasysh se ai ishte pjesë e rekomandimeve të Pribesë”, tha Dragan Sekullovski.
SHGM ende nuk ka njohuri për analizën e bërë nga eksperti i angazhuar nga UNOPS, megjithëse SHGM e kërkoi fillimisht nga Ministria e drejtësisë, e pastaj nga zyra lokale e UNOPS dy javë më parë.
“Ne e konsiderojmë të dobishme për të botuar këtë analizë sa më shpejt që mundet në mënyrë që vonesa të mos përdoret si alibi e Ministrisë së drejtësisë për mosrespektimin e afateve të cilat i kanë përcaktuara nga vetë ata,” shpjegon drejtori ekzekutiv i SHGM.
Ai shton që nëse bëhet fjalë për ndryshime të vogla, veçanërisht me qëllim të zvogëlimit të dëmit jo material në pjesën e fajit të gazetarëve, sqarime të caktuara në pjesën e barrës së provës dhe kush mund të paraqitet si paditës si dhe specifika tjera që janë në favor të punës së gazetarëve dhe punëtorëve të medias, atëherë ekziston mundësi reale që këto ndryshime të mirëpriten nga komuniteti gazetar, e kështu në dhjetor të ketë një propozim, i cili më pas do të paraqitet në procedurë të mëtejshme nga Ministria e Drejtësisë si organi kompetent për këtë ligj.
Përndryshe, përgatitja e analizës për zbatimin i deritanishëm i Ligjit për përgjegjësi civile për fyerje dhe shpifje fillimisht ishte planifikuar të përfundonte në fund të majit, por për shkak të krizës së kurorës përgatitja e tij u shty për në shtator. Vendi ynë ka marrë përsipër të miratojë ndryshimet në Ligjin për përgjegjësi civile për fyerje dhe shpifje në 2018.
Teksti është prodhuar në kuadër të projektit “Opservatori i reformave në media” të cilin e zbaton Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, me mbështetje financiare nga “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.
Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e vetme e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk mund të merret se i pasqyron pikëpamjet e “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.