ASHMAA: “Telma” dhe “Alsat M” e kanë shkelur heshtjen zgjedhore, apel që të raportohet me përgjegjësi

Televizionet “Telma” dhe “Alsat – M” e kanë shkelur heshtjen zgjedhore duke publikuar materiale audiovizuale për bartës të funksioneve në organet e pushtetit të cilët njëkohësisht aktivisht marrin pjesë në fushatën e njërit pjesëmarrës në procesin zgjedhor, kumtuan sot nga Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA), e cila shkeljen e ka konstatuar gjatë kontrollit të mënyrës së raportimit në radio dhe televizione gjatë kohës së heshtjes zgjedhore.

Në kuadër të afateve ligjore, Agjencia paralajmëron se do të dorëzojë kërkesë deri te gjykata përkatëse për ngritjen e procedurave kundërvajtëse kundër dy televizioneve.

“Sipas Kodit Zgjedhor, gjatë kohës së heshtjes zgjedhore, mediati nuk guxojnë të publikojnë çfarëdo informate, fotografie, audio dhe materiale audiovizuale lidhur me ose në të cilat janë pjesëmarrësit në zgjedhje, çdo formë e raportimit të cilat janë të hapur ose mbuluar në funksion të ndonjë fushatë dhe munden të ndikojnë ndaj vendimit të votuesve, të dhënat me të cilat zbulohet identiteti i subjekteve politike dhe/ose individë të përfshirë në incidente ose parregullsi në ditën e votimit; por edhe deklarata nga kandidatët në procesin zgjedhor, nga përfaqësuesit e partive politike dhe nga bartësit e organeve të pushtetit”, informojnë nga ASHMAA.

Prej atje i ftojnë të gjithë radiodifuzerët që të raportojnë me përgjegjësi dhe profesionalitet dhe t’i respektojnë rregullat të cilat vlejnë për heshtjen zgjedhore, duke e pasur parasysh, “periudhën specifike në të cilën gjendet procesi zgjedhore”.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Teksti është prodhuar në kuadër të projektit “Opservatori i reformave në media” të cilin e zbaton Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, me mbështetje financiare nga “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e vetme e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk mund të merret se i pasqyron pikëpamjet e “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.