Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele (ASHMAV) ka ngritur procedura për kundërvajtje kundër televizioneve Alsat-M dhe Shenja, për shkak që në kundërshtim me dispozitat në Kodit zgjedhor gjatë raportimit për fushatën zgjedhore nuk kanë siguruar mbulim të balancuar të procesit zgjedhor në emisionet ditore informative dhe ato të veçanta informative në pajtim me parimin për proporcionalitet sipas numrit të listave të vërtetuara të kandidatëve për deputetë.
Nga Gjykata themelore penale-Shkup, në procedurën gjyqësore në rrjedhë, ASHMAAV kërkon që dy televizioneve t’u shqiptohen dënime nga 4.000 euro, si dhe gjobë në shumë prej 30 për qind të gjobës së përllogaritur për radiodifuzerin për personat përgjegjës në Alsat-M dhe Shenja.
Në arsyetimin e kërkesës së këtillë, nga ASHMAAV theksojnë që televizioni Shenja, në lajmet e mbuluara në monitorimin gjatë fushatës ka raportuar vetëm për 4 nga gjithsej 15 pjesëmarrës në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Krahas asaj që nuk e ka siguruar balancimin kuantitativ në raportim, Shenja ka treguar edhe dallim cilësor gjatë mbulimit mediatik të pjesëmarrësve në fushatë.
ASHMAAV arsyetojnë që Alsat-M në raportimin mediatik për fushatën zgjedhore në ditarët e mbuluar me monitorimin kanë informuar vetëm për aktivitetet e 5 nga gjithsej 15 pjesëmarrës në zgjedhjet, gjatë kësaj pa publikuar informata për partitë jashtëparlamentare. Gjithashtu, në emisionet e veçanta informative të Alsat-M janë realizuar intervista vetëm me partitë dhe koalicionet që kanë qenë pjesë e përbërjes paraprake parlamentare, me përjashtim të PDSH-së.
Përveç raportimit mediatik gjatë fushatës, ASHMAAV i ngritë padi Alsat-М edhe për shkelje të heshtjes zgjedhore, në procedurë e cila vazhdon të jetë në rrjedhë pranë Gjyqit të Shkupit. Televizionit Telma iu shqiptua aktgjykim çlirues nga gjyqi në procedurën për shkelje të heshtjes zgjedhore, por programi i parë i Radio Maqedonisë dhe personi përgjegjës Marjan Cvetkovski janë dënuar me gjithsej 2.000 euro për shkelje të heshtjes. ASHMAV parashtroi ankesë për të dy vendimet gjyqësore për Telma dhe Radio Maqedoninë pranë Gjykatës së Apelit.
Teksti është prodhuar në kuadër të projektit “Opservatori i reformave në media”të cilin e zbaton Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, me mbështetje financiare nga “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.
Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e vetme e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk mund të merret se i pasqyron pikëpamjet e “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.