Departamenti i shtetit amerikan në Raportin vjetor për të drejtat e njeriut për vitin 2019 thekson se vitin e kaluar qeveria ka arritur përparim në respektimin e lirisë së mediave dhe lirisë së shprehjes në vend. Megjithatë, Departamenti i shtetit konstaton se ka ende probleme që janë përvjedhur nga vitet e kaluara, si dhuna dhe frikësimi i gazetarëve. Pavarësia e mediave është karakterizuar si e vogël.
Departamenti i shtetit i për gjendjen e mediave në Maqedoni i citon raportet e Freedom House dhe Komisionit Evropian. Në raportin e vitit 2019 theks i veçantë i është kushtuar financimit dhe reklamimit të paguar politik në media përmes buxhetit të shtetit.
“Deri në shtator, qeveria nuk ka marrë asnjë masë lidhur me një letër të hapur nga korriku i vitit 2018, nga palët e interesuara në komunitetin e mediave, në të cilën shprehet shqetësimi për ndryshimet legjislative në Kodin Zgjedhor, i cili hyri në fuqi në të njëjtin muaj, e që lejon paratë e taksapaguesve. të përdoret për fushatat politike në media komerciale”, thuhet në raportin e Departamentit të shtetit.
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (ShGM), Sindikata e Pavarur i Gazetarëve dhe Punëtorëve të Mediave (SPGPM) dhe Këshilli për Etikë në Media (KEM) në korrik 2018 reaguan me një letër të hapur, në të cilën kundërshtuan që reklamimi i paguar politik gjatë fushatave zgjedhore të financohet me para publike të qytetarëve.
Departamenti i shtetit vë në pah se në vitin 2019 media dhe raportimi i tyre kishin qenë, në shkallë të lartë, të ndarë politikisht, por numri i zërave të pavarur mediatikë ka vazhduar të rritet. Si aktivitet pozitiv, Raporti vjetor e përmend edhe krijimin e Rrjetit kombëtar kundër gjuhës së urrejtjes në media.
Në Raportin vjetor të Departamentit të shtetit vihet në pah se vitin e kaluar ka pasur disa raste të raportuara të kërcënimeve dhe ngacmimeve ndaj gazetarëve. Në Raport është shënuar se nuk është shënuar përparim në hetimin e Prokurorisë themelore publike lidhur me ankesën e ish kryetarit të ShGM-së Naser Selmani në lidhje me kërcënimet e drejtuara ndaj tij dhe anëtarëve të familjes së tij nga një individ i lidhur me Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI).
Në raport e Departamentit të shtetit është përfshirë edhe ngjarja e 16 prillit, kur gazetarët të cilët kanë raportuar për gjendjen e infrastrukturës së dobët në Haraçinë kanë pranuar kërcënime dhe sulme verbale nga individë, për të cilët atëherë u theksua se ishin të lidhur me kryetaren Milikije Halimi.