Detyrimet në lidhje me zgjedhjet e 15 korrikut në fokusin e funksionimit të ASHMAV në tremujorin e tretë

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele (ASHMAV) sot e mbajti mbledhjen publike përmes video konferencës, në të cilën u prezantuan aktivitetet e implementuara në përputhje me Programin vjetor për punës të ASHMAV. Drejtori i ASHMAV, Zoran Trajçevski i prezantoi rezultatet dhe aktivitetet e Agjencisë gjatë tremujorit të tretë.

Lidhur me zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 15 korrik, ai theksoi se monitorimi i heshtjes zgjedhore nga ASHMAV zbuloi tre shkelje të heshtjes nga televizionet Alsat-M, Telma dhe servisi i parë programor i Radios Maqedonisë, për të cilat ASHMAV inicioi procedura kundërvajtëse gjyqësore. Në të njëjtën kohë, Agjencia ngriti procedura për kundërvajtje ndaj televizioneve Shenja dhe Alsat-M për mënyrën e mbulimit të fushatës zgjedhore, sepse të dy mediat nuk siguruan mbulim të drejtë, të ekuilibruar dhe të paanshëm të fushatës zgjedhore.

ASHMAV me dy kumtesa më 25 dhe 30 qershor reagoi ndaj reklamave të partisë politike BDI në të cilën morën pjesë persona të mitur, gjë që është në kundërshtim me Kodin zgjedhor. Përkundër reagimit të ASHMAV, kjo parti vazhdoi të dërgonte reklama të tilla në televizione, dhe disa nga televizionet vazhduan të transmetonin video të tilla, por duke turbulluar fytyrat e të miturve ose duke prerë atë pjesë të reklamave.

Gjatë fushatës zgjedhore, na ASHMAV kishin arritur dy ankesa nga partitë politike, të cilave ASHMAV u është përgjigjur. Pas zgjedhjeve, agjencia ka publikuar dy raporte të rregullta, një mbi monitorimin e mbulimit mediatik të zgjedhjeve dhe tjetrin mbi reklamimin e paguar politik në media.

Në përputhje me Programin vjetor për punë të ASHMAV, është realizuar mbikëqyrje e rregullt e programit në televizionet kombëtare, pa konstatuar ndonjë shkelje në punën e tyre. Mbikëqyrja e programit është realizuar edhe në televizionet rajonale dhe të gjithë 116 radiodifuzerët në vend ishin përfshirë nga mbikëqyrja e rregullt administrative.

Në periudhën e kaluar, ASHMAV ka realizuar dy mbikëqyrje të jashtëzakonshme pasi mori ankesa për Telma TV dhe për shërbimin e dytë programor të Radio Maqedonia. Një procedurë për kundërvajtje është iniciuar për Telma TV në lidhje me një film artistik të transmetuar në një periudhë kohore të papërshtatshme të ditës.

ASHMAV gjithashtu ka shqiptuar ​​masën vërejtje publike për nëntë radiodifuzerë pas inspektimeve të kryera për të cilat është konstatuar mosrespektim i Ligjit për shërbime mediatike audio dhe Audiovizuele. TRM 2, TV Shutel, TV Sonce, TV Polog dhe TV Kiss & Menada morën vërejtje publike për transmetim të programit në gjuhë të huaj pa siguruar përkthim në gjuhët në të cilat transmetojnë stacionet televizive.

Kompanive televizive 21-M, Kanal Vis dhe Shutel iu shqiptua vërejtje publike për mos transmetimin e 30% të programit të krijuar burimor si vepra audiovizuele maqedonase, televizionet Kompani 21-M dhe Klan Maqedoni për mosrespektim të rregullave për mbrojtjen e publikut të mitur, ndërsa TV Shenja TV për shkak të mosrespektimit të detyrimeve gjatë prezantimit të produkteve të vendosura në program, informoi drejtori i ASHMAV, Zoran Trajçevski.

ASHMAV ka realizuar një kontroll dhe dy mbikëqyrje të jashtëzakonshme administrative të botuesve të mediave të shkruara, si dhe 21 mbikëqyrje të rregullt dhe 2 të kontrollit mbi operatorët në vend. Në periudhën e kaluar, Agjencia ka lëshuar një licencë për transmetim televiziv në nivel rajonal M NET-HD nga Shtipi.

Në takimin e sotëm publik u prezantua studimi “Përcaktimi i ndikimit të mediave të reja në formimin e opinionit publik dhe mbi funksionimin e mediave tradicionale” dhe Analiza e tregut të shërbimeve mediatike audio dhe audiovizuele për vitin 2019.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Teksti është prodhuar në kuadër të projektit “Opservatori i reformave në media” të cilin e zbaton Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, me mbështetje financiare nga “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e vetme e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk mund të merret se i pasqyron pikëpamjet e “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.