RMV, Qytetarët sot e përdorin televizionin dhe internetin në mënyrë të barabartë për informim, raporton RESIS

Qytetarët e Maqedonisë po i ndërrojnë me shpejtësi shprehitë e tyre për informim në lidhje me ngjarjet në vend nga mediat  ashtu që gjithnjë e më shumë po e përdorin internetin, me ç’rast 72% të qytetarëve me qasje në internet, përmbajtjet në vend i shikojnë përmes telefonit celular, ndërsa 38% përmes kompjuterit.

Këto janë pjesë e rezultateve të hulumtimit “Përcaktimi i ndikimit të mediave të reja në formimin e opinionit publik dhe funksionimin e mediave tradicionale” të përgatitur nga Instituti RESIS për nevojat e Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, i cili u prezantua sot nga Gjorgji Mitrevski nga Instituti RESIS.

Rezultatet e hulumtimit janë fituar duke e kombinuar një sondazh të qytetarëve të realizuar ballë për ballë në shtator 2019 dhe nga një sondazh telefonik të kryer në dhjetor 2019. Të dhënat kanë treguar se 83 % e audiencës shikonin televizion çdo ditë ose disa herë në javë, mbi 80 % përdornin internet, ndërsa vetëm 25 % e tyre dëgjonin radio dhe vetëm 6 % e tyre lexonin gazeta dhe revista çdo ditë ose disa herë në javë.

Një përqindje e barabartë e të anketuarve (76%) përmendën internetin dhe televizionin si burime të informacionit për ngjarjet në familje. Interneti është burimi dominues i informacionit për qytetarët e moshës 15 deri 29 vjeç në vend, ndërsa pothuajse një %je e barabartë e qytetarëve të moshës 30 deri 49 vjeç përdorin televizionin dhe internetin për informacion.

Në të njëjtën kohë, hulumtimi i RESIS ka treguar se ata qytetarë që informohen në internet, kryesisht përdorin postimet në rrjetet sociale si burime të informacionit. Rreth 89 % e të anketuarve u përgjigjën se burimi i informacionit janë postimet e tyre në rrjetet sociale, 55 % nga grumbullues të lajmeve, 48 % informohen drejtpërdrejt nga faqet e internetit të portaleve dhe 37 % nga internet faqet e televizioneve vendase. Postimet në rrjetet sociale përdoren më së shumti nga brezat e rinj si burim të informimit në internet.

Hulumtimi i realizuar tregon se qytetarët janë të ndarë në lidhje me besimin që kanë në informacionet që publikohen në lajmet e televizioneve vendase, ndërkohë që shumica e të anketuarve pajtohen me konstatimin se shumica e lajmeve të botuara në portale janë me ngjyrime politike. Nga ana tjetër, mbi 60 % e të anketuarve ende besojnë se televizioni ka shumë ndikim në formësimin e opinionit publik për çështje të rëndësishme shoqërore.

Mbi gjysma e të anketuarve në sondazh u përgjigjën se mund të informohen shumë më shpejt dhe më me kohë për ngjarjet e përditshme në vend në onlajn portalet vendase, ndërsa 56 % e qytetarëve pajtohen që portalet vendase në internet mundësojnë komente, përkatësisht debat publik për tema të rëndësishme. të cilat media të tjera vendase i injorojnë ose shmangin.

“Teknologjitë e komunikimit digjital dhe interneti e kanë ndryshuar në mënyrë dramatike përdorimin e përmbajtjes mediatike nga audienca në dekadën e fundit. Kjo veçanërisht i referohet popullatës së re, e cila më shpesh përdor përmbajtje mediatike nga shumë burime të ndryshme”, deklaroi Gjorgji Mitrevski nga Instituti RESIS.

Sondazhi u realizua në dhjetor 2019, janar dhe shkurt 2020 nga Instituti RESIS. Aty janë kombinuar rezultatet e dy sondazheve: një studim ballë për ballë i realizuar për nevojat e OSBE-së dhe ASHMAV në shtator 2019 brenda studimit “Hartimi i nivelit individual të shkrim-leximit mediatik”, ndërsa për nevojat e këtij studimi u krye një sondazh tjetër telefonik në mostër përfaqësuese në dhjetor 2019.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Teksti është prodhuar në kuadër të projektit “Opservatori i reformave në media” të cilin e zbaton Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, me mbështetje financiare nga “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e vetme e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk mund të merret se i pasqyron pikëpamjet e “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.