Gjykata Kushtetuese nuk u ka lejuar gazetarëve që ta ndjekin takimin e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Sali Murati dhe ambasadorit të Bashkimit Evropian (BE), Samuel Zhbogar, njofton Portalb.mk.
Edhe përskaj insistimit që të merret pjesë dhe të merren deklarata pas mbajtjes së takimit, zyrtarët e gjykatës kanë sugjeruar se deklarata mund të merren vetëm jashtë objektit.
Nuk është e njohur tema e takimit, ndërkaq Murati pas emërimit të tij për kryetar të Gjykatës Kushtetuese, deri më tani ka pasur takime me ambasadorin e Gjermanisë, Tomas Geberih dhe ambasadorin francez, Kristijan Timonie.
Gjykata Kushtetuese gjatë kësaj periudhë është në shënjestër të kritikave për shkak të rishqyrtimit të kushtetutshmërisë së shfuqizimit të faljes së ish presidentit Gjorge Ivanov.