Agjencia e Lajmeve “Meta”, portali në gjuhën shqipe “Portalb” dhe vegla për përmirësimin e llogaridhënies “Vërtetmatësi” , si edicione mediatike të fondacionit Metamorfozis, fituan çmimin për Media promovues të gazetarisë si e mirë shoqërore – “Roberto Beliçanec” për vitin 2019.
Çmimin e ndan Sindikata e pavarur i gazetarëve dhe punëtorëve të mediave në partneritet me Institutin e mediave të Maqedonisë, Institutin për studime komunikuese dhe Institutin e Media dajversiti nga Londra, në kuadër të projektit “Shkrim-leximi për lajme dhe shkrim-leximi digjital – përballja lajmet e rreme” të mbështetur nga Bashkimi Evropian.
Tre projekte mediatike të “Metamorfozis” punojnë në skenën e mediave digjitale vendase me informacione të krijuara në mënyrë profesionale, origjinale dhe të verifikuara, duke publikuar njëkohësisht lajme në më tepër gjuhë, në maqedonisht, shqip dhe anglisht bëjnë përpjekjet për të tejkaluar dhe përafruar skenën e fragmentuar mediatike.
Të tre mediat me përpjekje të përbashkëta janë përkushtuar për të zbuluar dezinformata jo vetëm nga vendi, por edhe nga rajoni i Ballkanit Perëndimor. Kështu, edhe “Portalb” edhe “Meta” edhe “Vërtetmatësi” rregullisht botojnë përmbajtje përmes të cilave i zbulojnë ose ekspozojnë para publikut manipulimet dhe dezinformatat në lidhje me Maqedoninë të publikuara në media në Serbi, Bullgari, Shqipëri, Greqi dhe Kosovë.
Veç kësaj, në “Meta”, “Portalb” dhe “Vërtetmatësi”, rëndësi të veçantë ka përdorimi i gazetarisë që bazohet në të dhëna, krijim të vizuelizimeve dhe të dhënave dhe prodhim të videove të shkurtra për tema specifike. Temat të cilat trajtohen deri në detaje përzgjidhen me kujdes dhe më së shpeshti kanë të bëjnë me çështje që kanë rëndësi të veçantë për shoqërinë dhe qytetarët.
Çmimi “Roberto Beliçanec” jepet për një ndjenjë të vazhdueshme të përgjegjësisë shoqërore, trajtim të gazetarisë si një e mirë publike përmes angazhimit për liri të shprehjes, respektim të kodit të gazetarëve, trajtim të çështjeve me interes publik dhe marrëdhënie të ndershme me punonjësit – respekt për të drejtat e tyre profesionale dhe si punonjës.
Ky çmim është themeluar vitin e kaluar, duke u nisur nga premisa se një shoqëri demokratike drejt së cilës Maqedonia synon është e mundur vetëm nëse gazetaria trajtohet si e mirë publike, si instrument përmes së cilit qeveria është nën kontroll të vazhdueshëm dhe përmes të cilit mbrohet interesi publik.