Në seancën e saj të 66-të, Qeveria miratoi një dekret me fuqi ligjore për mënyrën e mbledhjes së tarifave nga Ndërmarrja Publike “Radiodifuzioni i Maqedonisë” nga radiodifuzerët që kryejnë transmetim të radio emisioneve gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.
“Për shkak të pasojave ekonomike nga kriza e koronës për radiodifuzerët që ofrojnë radiotransmetim (radio stacione), PE” Radiodifuzioni i Maqedonisë”nuk do të ngarkojë shpenzimet për furnizim me energji të pajisjeve për transmetim për vitin 2020 dhe koston e marrjes me qira të hapësirës së zyrave të objekteve të Radiodifuzionit në NP RTM për vitin 2020, e përcaktuar nga Lista e çmimeve të shërbimeve të ndërmarrjes publike”, njoftoi Qeveria.
Vendimi përcakton se radiodifuzerët të cilët deri në ditën e hyrjes në fuqi të këtij Dekreti kanë paguar tarifat për furnizimin me energji për pajisjet e Radiodifuzionit për vitin 2020 dhe tarifat për marrjen me qira të hapësirës për zyre të objekteve të Radiodifuzionit të PE MRD për vitin 2020, do të konsiderohen se ata kanë paguar tarifat për vitin 2021, në përputhje me Ligjin për Themelimin e Ndërmarrjes Publike Radiodifuzioni i Maqedonisë.
Teksti është prodhuar në kuadër të projektit “Opservatori i reformave në media”të cilin e zbaton Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, me mbështetje financiare nga “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.
Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e vetme e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk mund të merret se i pasqyron pikëpamjet e “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.