Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Désir, shprehu mbështetjen e tij për prezantimin e regjistrit për vetë-rregullimin e mediave online në Maqedoninë e Veriut, i cili u njoftua të mërkurën nga Këshilli për Etikë në Media së bashku me SHGM-kemmnë dhe Dhomën Ekonomike.
“Vetë-rregullimi i mediave është një mekanizëm i dobishëm për promovimin e informacionit cilësor, ruajtjen e lirisë së gazetarëve, si dhe forcimin e besueshmërisë së mediave,” tha Désir.
Nisma synon të promovojë vetë-rregullimin e mediave online përmes, ndër të tjerash, financimit transparent; angazhimit të mediave në internet për të respektuar Kodin e Gazetarëve, si dhe publikimit të vendimeve nga Këshilli për Etikë në Media.
“Shpresoj se kjo punë e përbashkët nga disa organizata në Maqedoninë e Veriut do të jetë e dobishme për platformat e mediave në internet, si dhe për komunitetin e gjerë të mediave,” përfundoi Désir.