Regjistri i online mediave profesionale tani në dispozicion në promedia.mk

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Këshilli për Etikë në Mediat në Maqedoni (KEMM) informojnë se ueb-faqja www.promedia.mk në të cilën janë në dispozicion të dhënat për online mediat profesionale prej sot është vënë në funksion dhe është e hapur për publikun. Për momentin Regjistrin e përbëjnë 101 online media që publikojnë përmbajtje në disa gjuhë të ndryshme.

Kriteret kryesore që online mediat duhet t’i përmbushin në mënyrë që të bëhen pjesë e Regjistrit janë: pronësia transparente, impresum të publikuar, respektimi i standardeve të Kodit të Gazetarëve dhe Kartës së Raportimit Etik për Zgjedhjet dhe Statutit të KEMM, tekstet e publikuara duhet të nënshkruhen nga autori, dhe nëse merren nga media të tjera kjo duhet të bëhet në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e të drejtave të autorit.

Qëllimi kryesor i krijimit të këtij Regjistri është të kontribuojë në procesin e profesionalizimit të mediave online, dhe në këtë mënyrë të përmirësojë besueshmërinë e tyre si dhe veçimi i atyre që respektojnë standardet etike përkundër atyre që shkelin standardet dhe dëmtojnë reputacionin e online mediave profesionale.

Procesi i krijimit të Regjistrit u zhvillua sipas kritereve të dakorduara midis KEMM dhe SHGM duke ndjekur shembujt nga praktika e shoqërive të zhvilluara demokratike dhe Këshillit të Evropës, dhe gjithashtu u këshilluan media dhe komuniteti i biznesit në vend. Për më tepër, procesi i vetë-rregullimit u mbështet nga Oda Ekonomike e Maqedonisë, e cila u bëri thirrje anëtarëve të saj që të reklamohen vetëm në online mediat të cilat janë pjesë e Regjistrit. Procesi u mirëprit nga Delegacioni i BE në Shkup, Zyra e OSBE-së në Vjenë, Ambasada e SHBA-së në Shkup si dhe nga Federata Evropiane e Gazetarëve.

Vetë-rregullimi i mediave vazhdon të jetë një angazhim i përbashkët i organizatave tona për të vendosur vullnetarisht kritere dhe t’u përmbahen atyre brenda një procesi të hapur për publikun. Përsërisim se anëtarësimi në Regjistrin është një proces i gjallë që po evoluon vazhdimisht. Kjo do të thotë se mediat që për momentin nuk janë pjesë e Regjistrit mirëpo respektojnë kushtet për anëtarësim do të mund t’i bashkohen, ndërsa ato që sot janë pjesë e Regjistrit dhe vërehet se nuk respektojnë kriteret e anëtarësimit dhe rregullat etike do t’u merret statusi i anëtarëve aktivë.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni.